Momenti kur Rama deklaron se po synon daljen për fare nga gjykata ndërkombëtare e arbitrazhit

Momenti kur Rama deklaron se po synon daljen për fare nga gjykata ndërkombëtare e arbitrazhit

08:45, 08/04/2023
A+ Aa A-

"ICSID është institucioni kryesor në botë i përkushtuar ndaj zgjidhjes së mosmarrëveshjeve ndërkombëtare të investimeve. Ajo ka përvojë të gjerë në këtë fushë, duke administruar shumicën e të gjitha rasteve të investimeve ndërkombëtare. Shtetet kanë rënë dakord për ICSID si një forum për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve investitor-shtet në shumicën e traktateve ndërkombëtare të investimeve dhe në ligje dhe kontrata të shumta investimi."

Kryeministri Edi Rama deklaroi dje se qeveria e tij po e mendon që ta nxjerrë Shqipërinë nga gjykata ndërkombëtare e arbitrazhit, nga juridiksioni i Qendrës Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve të Investimeve (ICSID) pas humbjeve të njëpanjëshme që ka pësuar dhe dënimeve me gjoba të rënda që ka marrë qeveria Rama nga kjo gjykatë pas shqyrtimit të çështjeve me peshë, siç ishte më fundit për të dëmshpërblyer pronarin e TV Agon Channel që e shkatërroi. 

Rama e konsideroi sërish akuzuesin e tij, Becchetti, si "një kriminel i gjykuar dhe i dënuar me 17 vjet burg për mashtrim të shtetit shqiptar", që arrin të çajë rrugën në një gjykatë, me të cilën ne do të hapim probleme të mëdha duke filluar nga java e ardhshme, dhe nga e cila madje po analizojmë edhe daljen fare nga juridiksioni", theksoi ai dje pas mbledhjes së Qeverisë, para gazetarëve.

Në vitim debati i tij me gazetaren e SYRI TV:

SYRI TV: A ka pasur ndonjëherë bllokim të llogarive të Albcontrol-it në Bruksel, dhe nëse nuk ka pasur, a mendoni se në rast se nuk ka pasur, do të ketë një bllokim të tillë për sa kohë që gjoba që Beketi ka fituar në arbitrazh, vazhdon të ngelet në fuqi?

Edi Rama: Së pari, meqë më dolët në këtë temë kaq të dashur për ata që mendojnë se e mira e tyre është e keqja e Shqipërisë dhe që gëzohen sa herë ka një lajm të kësaj natyre, në vend që të revoltohen që një kriminel i gjykuar dhe i dënuar me 17 vjet burg për mashtrim të shtetit shqiptar, arrin të çajë rrugën në një gjykatë, me të cilën ne do të hapim probleme të mëdha, duke filluar nga java e ardhshme, dhe nga e cila madje po analizojmë edhe daljen fare nga juridiksioni, sepse është skandaloze ajo që ka ndodhur. Por, ajo që ka rëndësi sot për ta dëgjuar publiku është se po këta njerëz i kanë thënë publikut para nja dy vjetësh se Shqipëria i ka paguar ato para!

Po këta njerëz kanë shpërndarë edhe fletëpalosje nëpër makina në bulevard dhe poshtë dyerve që ikën 100 milionë!!! Ja që këto 100 milionë, nuk paska ikur pra! Dhe ju po bëni pyetjen “janë bllokuar apo s’janë bllokuar”, domethënë që s’janë fare gjëkundi në xhepin e atij mashtros dhe mendoj se ky është momenti që t’i kërkoni falje shqiptarëve që i keni gënjyer për kaq shumë kohë duke u thënë të kundërtën. Për sa i përket luftës me të, pa asnjë diskutim ne bëjmë dhe do ta bëjmë deri në fund edhe pa këtë soj të prishur shqiptarët!

SYRI TV: Po llogarive?!

Edi Rama: Pyetje tjetër!

SYRI TV: Nuk mora përgjigje për këtë që t’ju bëj pyetje tjetër. Ka pasur bllokim të llogarive apo jo? Të llogarive të Albcontrol.

Edi Rama: Unë i jap përgjigjet siç unë i mendoj dhe këtë debat së bashku e kemi zhvilluar shumë herë. Unë kam humbur çdo lloj shprese që mund të merremi vesh, kalo mikrofonin te tjetri sepse kjo ishte përgjigjja ime!

SYRI TV: Po nuk marr përgjigje nëse janë bllokuar apo jo. Ka pasur një bllokim të llogarive që janë në Bruksel të Albcontrol-it. Kaq gjë besoj se ju mund të na përgjigjeni.

Edi Rama: Ky është një aspekt i procesit që është i lidhur me konfidencialitetin e gjithë procesit, gjë e cila ata që mezi presin që Shqipëria të dëmtohet nuk kanë pse ta ruajnë si konfidencialitet, është e drejta e tyre por detyra ime është të ruaj konfidencialitetin e procesit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco