Berisha: Rritja e çmimeve u merr dy pensione në vit, pensionistëve. Më 14 maj të bëjmë dhjetëra e qindra kilometra për 1 votë, që ti largojmë.

19:34, 07/04/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka prezantuar në Vorë kandidatin për kryebashkiak të dalë nga primaret, Indrit Hoxha.

Berisha është shprehur se Ndërkohë Edi Rama ka marrë gjatë këtyre viteve 5 miliardë euro borxh, me 5 miliardë euro borxh mund të rriste 6 herë rrogat,  ose 3 herë rrogat dhe 3 herë pensionet.

Miqtë e mi!

Në vitet 2005-2013, me të ardhurat nga biznesi, me taksa të përgjysmuara me një borxh që u rrit nga 58.2 në 62.6, Shqipëria ja doli të dyfishojë rrogat, pensionet, të ndërtojë mbi 11 mijë km rrugë. Ja doli të ndërtojë dhe rindërtojë mbi 1300 shkolla, qindra e qindra qendra shëndetësore, sisteme kanalizimesh etj., me radhë. Po këto vite, çfarë ndodhi këto vite. Sot secili prej qytetarëve shqiptarë që punon në shtet, apo kudo që punon, ka të pakësuar nga viti 2021 në vitin 2022, ka më pak në xhep për shkak të rritjes së çmimeve 430 mijë lek. Me fakte, me maje të lapsit. Vetëm ushqimet janë rritur me 12% dhe ju i dini vetë. Pra në këtë mënyrë ne zbritëm tek mëkeq të paguarit.

Ndërkohë Edi Rama ka marrë gjatë këtyre viteve 5 miliardë euro borxh. Me 5 miliardë euro borxh mund të rriste 6 herë rrogat,  ose 3 herë rrogat dhe 3 herë pensionet. Pa llogaritur të ardhurat. Pse nuk ndodhën këto, ku shkuan këto para, vidhen dhe vetëm vidhen.

1 kilometër autostradë në Shqipëri si në asnjë vend të botës në fushë, ndërtohet me 24 milionë euro, ajo kushton 2 milion në të gjithë Europën, 22 milionë vidhen nga qeveritarët. Kjo është e vërteta.

Shkolla kushton 680 mijë euro në manualet e BE-së dhe SHBA-së, i ndërton kryetari në ikje i bashkisë me 6 milionë euro, me 4 milionë euro. Kjo është e vërteta.

Edi Rama firmos ‘bam, bam, bam e fap, fap, fap’, për xhepat e tij të gjitha. 420 mln euro djegësat, ku janë djegësat, asnjë nuk ekziston, asnjë. Kurse ju paguani që të gjithë, i gjithë qarku i Tiranës, i Durrësit, paguajnë 29 euro tonin për ta depozituar në Sharrë. Në një kohë kur ajo ishte 13 euro, paguhet sikur digjen. Paratë përfundojnë në kontot bankare të Erion Veliajt, Edi Ramës etj., me radhë. Ndaj rrogat nuk u rritën.

Kurse tani del si bamirës, një mashtrues pa asnjë skrupull. Një mashtrues që u premtoi rrogën e 13, a ju kujtohet. Të sigurtë rrogën e 13 tha dhe sot nuk merrni dot rrogën e 12, se rrogën e 12 ua marrin çmimet e larta. Rritja e çmimeve u merr një rrogë në vit, u merr dy pensione në vit, pensionistëve.

Takova një pensionist, biznesmen, dhe më tregoi se merrte një ilaç shumë të kushtueshëm për një problem të tijin dhe më tha unë e përballoj, dhe e blej. Shkonte në një vend ku ishte pak më lirë. Por më tha, të sëmurë si unë nuk e marrin dot tha.

Atë vazo që e bleu 4 milionë euro, Edi Rama, po sikur ta blinte këtë ilaç dhe të ua shiste, se nuk janë të shumtë këta të sëmurë me këtë sëmundje, do të ju shpëtonte jetën, do ti kuronte, por ku mendon ai për njerëzit. Ai mendon për veten e tij, për të kënaqur sytë e tij me vazo 4 milionë euro në oborrin e kryeministrisë.

Për avion me dhomë gjumi, se e ka sulltani Erdogan dhe do ta ketë edhe sulltani i Surrelit, kjo është e vërteta. Por ai është vend 80 milionë, krejtësisht të pakrahasueshëm. 22 mln euro vetëm avioni. Këta nuk kanë ndjenja për qytetarët, as për socialistët, as për të papartitë, as për ju e as përkërkënd, këta vetëm vjedhin. Atëherë a ja vlen apo jo të bëjmë dhjetëra e qindra kilometra për 1 votë në mënyrë që ti largojmë në 14 maj. Ja vlen, pa diskutim, ky është mision.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco