'Vazhdon shitja e apartamenteve imagjinare', Vokshi: Projekti i portit të Durrësit është antikombëtar

18:29, 06/04/2023
A+ Aa A-

Anëtarja e kryesisë dhe deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka deklaruar se projekti i portit të Durrësit është një projekt antikombëtar dhe duhet ndaluar sa është në kohë.

Në një lidhje me skype për edicionin e pasdites me Armela Ferkon, në Syri Tv, Vokshi është shprehur se ky tender është një vjedhje e madhe që po i bëhet pasurisë së Shqipërisë nga Rama.

"Ky është një projekt abuzues, korruptiv që vjedh një nga portet më të vjetra në rajon, pikën kyqe të Shqipërisë që e bën një pikë strategjike për Ballkanin dhe me gjerë.

Ky është një projekt antikombëtar dhe duhet ndalur në kohë."

Përsa i përket shitjes së apartamenteve, Vokshi u shpreh se vazhdon shitja e tyre në letër dhe kundrejt blerjes së apartamenteve, Rama po bën një tjetër shkelje, duke dhënë  në këmbim pasaporta shqiptare.

"Ka një vit që shiten apartamentet në letër, qeveria ka lejuar agjenci të ndryshme imobiliare për të shituar apartamentet imagjinare, dhe praktikisht është shitur ajër.

Dhe në këmbim të apartamenteve, Rama ka bërë dhe një shkelje tjetër, dhënien e pasaportave dhe nënshtetësisë shqiptare, kundrejt blerjes së apartamenteve", u shpreh Vokshi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco