Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Veliaj takon shokët në SPAK

'Kërkuam pajtim'/ Manjani tregon negociatat për padinë e Becchettit: Gruaja e Tony Blair donte tender

17:19, 06/04/2023
A+ Aa A-

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani deklaron se padia e Francesco Becchettit në arbitrazh është tentuar të zgjidhej me pajtim. 

Në një lidhje me skype për edicionin e pasdites me Armela Ferkon, në Syri Tv, Manjani kujton se kur ishte ministër i Drejtësisë në qeverinë "Rama" kishte kërkuar negociim, pasi investitori italian kishte një provë të fortë kundër qeverisë.

Manjani thotë se Gjykata e Londrës kërkonte heqjen e masës së arrestit ndaj biznesmenit dhe më pas gjykata do lejonte procedurat e arbitrazhit.

Por, shton ai, përgjigjja që erdhi nga Kryeministria ishte refuzuese dhe çdo gjë do t'u lihej në dorë avokatëve në Arbitrazh. 

Manjani sjell në vëmendje edhe ndërhyrjet e Cherie Blair, bashkëshortes së Tony Blair e cila sipas tij kërkonte tendera dhe kontrata të majme përmes studios së saj ligjore, për të mbrojtur Shqipërinë në arbitrazh.

Çështje e cila një ditë më parë u humb përfundimisht dhe Shqipëria, nga buxheti i shtetit, duhet t'i paguajë Becchettit 110 mln euro dëmshpërblim për mbylljen e dhunshme të Agon Channel dhe akuzat e ngritura ndaj investitorit italian. 

"Për këtë çështje, përgjatë kohës që unë kam shërbyer ministër i Drejtësisë ne kemi patur debate të brendshme. Nuk i kemi bërë publike se është çështje që i takon interesave të shtetit. Debati themelore ka qenë që, në mënyrën se si Gjykata e Arbitrazhit dhe veçanërisht Gjykata Penale e Londrës e trajtoi këtë çështje, ishte një gjë e re. Ne u ballafaquam përpara një konfuzioni shumë të madh juridik. Nuk na kishte ndodhur që çështja penale e Becchettit të na miksohej në arbitrazh. Ne i konsiderojmë të ndara të dy proceset. Por Gjykata e Londrës insistonte se ndaj këtij personi shteti shqiptar duhet të japë garanci që i heq masën e arrestit. Po ta bënim ne këtë, gjykata do lejonte procedurat e arbitrazhit dhe zgjidhjen e çështjes me pajtim. Arsyeja pse ishte e komplikuar ishte sepse Becchetti posedonte një provë shumë përvëluese dhe kjo ishte ndërhyrja politike. Ishte e qartë që vendimi ndaj tij dhe biznesit të tij ishte marrë për arsye politike. Dhe në ato momente kemi debatuar si të gjejmë një zgjidhje të brendshme, një hap pas po të jetë e nevojshme, për të shpëtuar paratë, nuk ishte halli për të shpëtuar Becchettin, por për të dalë sa më pak të dëmtuar nga arbitrazhi. Ndërsa nga Kryeministria kishte një qëndrim që t'ia lëmë avokatëve. Mbaj mend që zonja Cherie Blair ka bërë spektakël për të më takuar mua sepse donte donte tender, por unë refuzova ta takoj dhe pastaj i ka marrë ato kontrata dhe ja ku e ka pasojën, s'ka zgjidhur asgjë edhe ajo. Kjo nuk është punë avokatësh, ishte pikëpamja ime dhe kjo pikëpamje u provua se sado të mirë ta kesh avokatin, kur kundër teje ke një provë përvëluese, sigurisht do të duhet të marrësh masa të negociosh, negociata është rruga më e mirë", tha Manjani.    

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco