Zgjedhjet lokale/ Meta me tone optimizmi: Më 14 maj do të fitojmë në Shkodër

Zgjedhjet lokale/ Meta me tone optimizmi: Më 14 maj do të fitojmë në Shkodër

16:15, 06/04/2023
A+ Aa A-

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta shprehet se më 14 maj, Shkodra do dalë fituese në zgjedhjet me kryebashkiakun Bardh Spahia.

Meta duke poostuar nje video në ‘Facebook’ shkruan se është i bindur për fitoren ashtu siç firmosi dekretin e zgjedhjeve të 6 marsit kur ishte President.

Sakaq shton se qytetarët shkodranë kërkojnë demokraci dhe dinjitet njerëzor, ndaj është besimplotë për vlerat dhe dashurinë e tyre.

Reagimi i kreut të PL-së, Ilir Meta:

Ashtu siç isha plotësisht i bindur kur firmosa si President dekretin e zgjedhjeve të 6 Marsit, të njëjtën bindje dhe besim kam tek fitorja e jashtëzakonshme, frymëzuese e Shkodrës më 14 Maj me Kryebashkiakun Bardh Spahia.

Besimplotë për vlerat dhe dashurinë që qytetarët shkodranë kanë për lirinë, demokracinë dhe dinjitetin njerëzor.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco