Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Zaloshnja: Në SHBA qytetarët besojnë se arrestimi i Trump është i motivuar politikisht

22:01, 04/04/2023
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin 'A Show' me Adi Krastën në Syri Tv në Syri Tv ishte studiuesi Altin Zaloshnja.

Zaloshnja ka komentuar mbi kryelajmin e medieve botërore me arrestimin e ish presidentit Trump. Ai ka theksuar se një prokuror i shtetit nuk mund të kalojë juridiksionin e tij dhe ta akuzojë Trump për shkelje të ligjit elektoral kur është një detyrë e qeverisë federale.

"Ka ngjallur një reagim shumë të madh akuzimi i Trump në SHBA, ky është rast i jashtëzakonshëm dhe nuk ka ndodhur asnjëherë.

Është bërë një poll dhe ajo që ndodh në publikun amerikan dhe është gjetur se mbi 75% besojnë s procesi është politikisht i motivuar, 52 % besojnë se politika ka ndërhyrë fort ndërsa 25% besojnë se politika ka ndërhyrë.

Rreth 60% e njerëzve besojnë se ka diçka me të cilën prokurori duhet të merrej. Ky është një prokuror i Manhatan dhe akuza nuk vjen nga qeveria federale.

Akuza është ngritur nga ky prokuror, duket se ka një farë axhende dhe kur ka bërë fushatë të zgjidhet ka premtuar se do ta akuzojë presidentin dhe do ta vendosë në bankën e të akuzuarve dhe që në këtë pikë dallohet se është i motivuar.

Presidenti ka dalë nga gjykata tani aktualisht dhe jën ngritur 34 akuza dhe nuk kemi asnjë informacion s cilat janë ato akuza sepse ishin të vulosura.  

Kjo e gjitha është ngritur në bazën e një akuze se është paguar një aktore e cila të mos fliste për disa gjëra të caktuar. Nuk është kundër ligjit të paguash një aktore por problemi a është a janë marrë ose përdoruar ata para për fushatën elektorale. Ajo që është e çuditshme këtu është se prokurori i shteti të New York nuk ka të bëjë me ligjin elektoral i cili është ligj federal dhe mendoj s ky prokuror e ka shkelur juriduksionion e tij.

Donald Trump nuk i ndalohet garimin për president të SHBA sepse plotëson të gjitha kushtet e përcaktuara nga Kushtetuta, dhe ai nuk ka thyer asnjë nga ato."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco