Lajmi i fundit

ODEON/ Muza e Operas, Eva Golemi rrëfen momentin e sikletshëm: Në arien e dytë djali kërkonte bukë

Rama kërcënon gjykatësit: Kanë filluar të mendojnë se mund të bëjnë pushtetin ekzekutiv, por…

Rama kërcënon gjykatësit: Kanë filluar të mendojnë se mund të bëjnë pushtetin ekzekutiv, por…

14:25, 04/04/2023
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama ka bërë deklarata kërcënuese në drejtim të gjyqtarëve.

Teksa foli sot, Rama tha se togat e zeza kanë filluar të mendojnë se do të bëjnë pushtetin ekzekutiv, duke shtuar se qeveria do të merret me ta.

“Patjetër që do marrim masa. Nuk po i hyj se si nganjëherë na dalin në mes të rrugës dhe disa gjykatës që për arsye të mos-arsyes kanë filluar të fillojnë të mendojnë se mund të bëjnë dhe pushtetin ekzekutiv, po kjo është temë tjetër me të cilën do merremi. Do bëjmë maksimumin dhe për punonjësit në sektorin privat, është një kohë që shumë re kanë nisur të shpërndahen”, tha Rama.

Po ashtu ai paralajmëroi dhe sipërmarrësit që kanë ende paga minimale për punonjësit e tyre, nuk do të marrin më leje ndërtimi dhe tendera, nëse nuk zbatojnë ligjin për pagat.

“Po përgatisim dhe parashikimet ligjore, kompani ndërtimi që paguajnë punëtorët në majë të skelave me pagë minimale se ky nuk është më asgjë tjetër përveç shfrytëzim që shkon në dëm të punëtorit, vendit e të ardhmes. Disa sipërmarrës po e bëjnë si ai i zoti i gomarit që i ngordhi. Një pjesë e mirë e sipërmarrësve e ka kuptuar se s’mund ta ketë më pagën e ulët instrument për përfitimet e veta. Sot ka paga të larta në shumë kompani, nuk do marrin dot leje ndërtimi, asnjë tender, s’do nënkontraktohen dot, kompani që i kanë punëtorët e tyre të ndërtimit me paga minimale ose skllavëruese, ose të gënjeshtërta se një pjesë i paguajnë nën dorë duke u vjedhur punëtorëve të drejtën e shëndetit dhe pensionit, e për çfarë? Për të fituar ata me shumë? Po ku do i çojnë, se i kanë fituar për 3-4 breza. Ca do i thonë Shën Pjetrit kur të shkojnë ta takojnë?”, shtoi ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco