Kandidatja demokrate e Korçës, Ledina Alolli: Dështimi i rradhës i bashkisë ka kushtuar 1.1 milion euro

Kandidatja demokrate e Korçës, Ledina Alolli: Dështimi i rradhës i bashkisë ka kushtuar 1.1 milion euro

13:35, 04/04/2023
A+ Aa A-

Kandidatja e Partisë Demokratike e dalë nga procesi i primareve në Bashkinë Korçë, Ledina Alolli vijuar turin e saj të takimeve ndërsa këtë të martë është ndalur në tregun e qytetit “Markata e shijes”.

Alolli ka akuzuzar Bashkinë Korçë se ka dështuar përsëri me investimet e saj teksa ka financuar 1.1 milion euro mbi një treg që po shkon drejt mbylljes.

Gjatë bisedave me tregëtarët  kandidatja e opozitës konstatoi se më pak se 30% e markatës ishtë funksionale.

Vetëm 35 vende  shfrytëzohen nga tregtarët, nga 105 hapësira të prezantuara me entuziazem nga kryebashkiaku Sotiraq Filo vetëm 3 vite më parë.

Tregëtarët kanë akuzuar bashkinë për mungesën  e pastrimit të mjediseve rreth e qark godinës edhe pse taksat janë gjithmonë në rritje dhe çdonjëri prej tyre është një taksapagues i rregullt.

Pamundësia eknomike në qytet ka bërë që fuqia blerëse të ulet ndërsa shitësit kanë deklaruar se po konsiderojnë që të largohen përgjithmonë nga ambientet e markatës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco