Berisha: Do bëjmë autostradën e Bregut të Drinit, hekurudhën me Kosovën dhe do vendosim dyshtetësinë

Berisha: Do bëjmë autostradën e Bregut të Drinit, hekurudhën me Kosovën dhe do vendosim dyshtetësinë

12:26, 04/04/2023
A+ Aa A-

Kryetari demokrat, Sali Berisha, bëri disa premtime të rëndësishme ndërsa fliste në Tropojë, ku prezantoi kandidatin opozitar, Besnik Dushaj.

“Këto tetë vite kanë qenë vitet e diskriminimit ekstrem për veriun. Mendoni pak, çfarë është investuar në Tropojë? Bashkinë e ka futur 6 miliardë në deficit Rexh Byberi.

Diskriminimi merr fund, projektet e mëdha të nisura, do kompletohen.

Autostrada e Bregut të Drinit do jetë Autostrada e Alpeve, do jetë një nga projektet më kryesore. Projekti është gati. Ajo del rruga më panoramike jo vetëm e Shqipërisë, por e gjithë Ballkanit, një nga rrugët më panoramike të gjithë Europës. Do jetë përparësi e parë.

Lidhja e Shqipërisë me Kosovën me hekurudhën do jetë projekti i dytë i katërvjeçarit të parë të PD-së në pushtet.

Së fundmi, sapo të hiqen vizat për qytetarët e Kosovës, Shqipëria do firmosë marrëveshje me Kosovën për vendosjen e dyshtetësisë. Të gjithë shqiptarët do kenë të drejtë të mbajnë shtetësinë e Kosovës ose Shqipërisë, njërën ose tjetrën ose të dyja bashkë.

Ai kufi do mbetet si një relike e padrejtësisë që është bërë ndaj shqiptarëve. Do bëjmë gjithçka që shqiptarët të ndjehen një komb, një qëndrim, një të ardhme.

Ja pse zgjedhjet e 14 majit, ja pse vota për Besnik Dushën është votë e misionit tonë, është zgjedhje e jetës sonë, me rëndësi të jashtëzakonshme për fatin e Tropojës dhe Shqipërisë,” tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco