Afera e inceneratorit të Tiranës/ Brisida Shehaj: Të na thonë, 50 mln dollarë ku janë?

19:14, 03/04/2023
A+ Aa A-

Brisida Shehaj akuzon se inceneratori i Tiranës kanë përpirë 50 mln dollarë nga taksat e shqiptarëve. 

Task Force me gazetaren Sonila Meço, në Syri Tv, Shehaj tha se kompanitë e inceneratorëve pretendojnë se kanë investuar 40 mln dollarë, ndërkohë që përfituan 90 mln dollarë, para këto nga buxheti i shtetit dhe sektori privat. 

Në realitet, tha Shehaj, inceneratori nuk ekziston, pavarësisht milionave që janë paguar.  

Do të jap vetëm një fakt publik, nga 1 janari 2018 deri dje në darkë që kam bërë kontroll, kjo kompani ka marrë nga shteti shqiptar rreth 63 mln dollarë (6.3 miliardë lekë). Nga 1 janari 2018 deri në shtator-tetor 2021 kanë marrë 2.7 miliardë lekë të reja (27 mln dollarë) vetëm nga sektori privat. Në total janë 90 mln dollarë që ata kanë marrë në Shqipëri. Vetëdeklarojnë që kanë investuar 32 mln dollarë, ja po ia quaj 40 mln dollarë.   

Është në kontratë që investimi duhej të kryhej në 6 vite, 2 vitet e para duhej të bënin gati 80 mln euro investim e shkruar, e firmosur, dhe nuk kanë bërë asgjë. Jemi me zero incenerator dhe ata kanë fytyrë e flasin. Një përgjigje dua, të na thonë ku janë 50 mln dollarë? Kanë marrë miliona euro kredi nëpër bankat e nivelit të dytë në Shqipëri. Të më thonë 50 mln dollarë ku janë?", tha ajo. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco