Brisida Shehaj: Ja lidhja e iranianëve me inceneratorin e Tiranës. Roli i Erion Veliajt!

18:35, 03/04/2023
A+ Aa A-

Denoncimi që bëri biznesmeni italian Gabriele Tarroni Longinotti te "Piranjat", në Syri Tv, të premten e kaluar, për aferën e inceneratorit të Tiranës, ka tronditur mazhorancën. 

Erion Veliaj ka humbur qetësinë dhe në mungesë të kundër argumenteve ka paditur në gjykatë Syri Tv dhe gazetarin Bledian Koka. 

Ekspertja e çështjeve ekonomike, Brisida Shehaj në Task Force me gazetaren Sonila Meço zbardhi me fakte skemën që denoncoi Gabriele te "Piranjat". 

Dhe këtu zbulohet edhe fakti tjetër i lidhjes së iranianëve me inceneratorin e Tiranës, përmes kompanisë italiane që ka 40% të aksioneve Franco Tosi Mecanica e cila ka marrëveshje me kompaninë energjetike të Iranit "Mapna" e sanksionuar nga SHBA. Pikërisht ajo që deklaroi Gabriele Tarroni Longinotti kur tha se Erion Veliaj i siguroi paratë nga Irani për inceneratorin e Tiranës. 

"Italiani ka thënë diçka, një ndër aksionerët e GeoGenix është Alberto Presezzi, kjo është e vërtetë. Ai është bërë aksioner në maj 2022, është bërë pronar me 40% përmes një kompanie tjetër që quhet Franco Tosi Mecanica. Këta erdhën në Shqipëri me idenë që po sillnin emra të mëdhenj. Kjo kompani falimentoi dhe u ble nga Bruno Presezzi SPA. Franco Tosi Mecanica ka gjurmë transaksioni që në Elbasan dhe Fier, nuk është një kompani e dalë nga hiçi. Prokuroria e ka shumë të thjeshtë që deklarimet e atij zotërisë që foli edhe për një incenerator të blerë e historira të tjera i ka shumë të thjeshta për t'i verifikuar sepse merren në doganë.

Merrni deklaratat doganore, me letër porosi në Itali për kompanitë italiane, të ndjekë paratë dhe gjurmimin e faturave se si janë blerë ato pajisje dhe prokuroria shqiptare e merr vesh shumë mirë. Dhe fakti tjetër, ka një kontratë mes Bruno Presezzi SPA ose Franco Tosi Mecanica ka një kontratë me Mapna. Mapna është kompania shtetërore e Iranit për energjinë. Disa projekte të Mapna kanë penalitete të marra nga DASH.

Përpos të gjitha këtyre gjërave, dua të jap vetëm një fakt, Belindi ka bërë denoncime shumë të forta, Veliajn as PS nuk e mbron dot më. Belindi deklaroi me emaile që janë paguar fushata në këtë vend, ka nxjerrë dokumente se si këto zotërinjtë po marrin 100 mln euro hua dhe deklarojnë që kanë 20 mln euro asete në Credit Agricole në Itali. Ndërkohë do të jap vetëm një fakt publik, nga 1 janari 2018 deri dje në darkë që kam bërë kontroll, kjo kompani ka marrë nga shteti shqiptar rreth 63 mln dollarë (6.3 miliardë lekë). Nga 1 janari 2018 deri në shtator-tetor 2021 kanë marrë 2.7 miliardë lekë të reja (27 mln dollarë) vetëm nga sektori privat. Në total janë 90 mln dollarë që ata kanë marrë në Shqipëri. Vetëdeklarojnë që kanë investuar 32 mln euro.   

Është në kontratë që investimi duhej të kryhej në 6 vite, 2 vitet e para duhej të bënin gati 80 mln euro investim e shkruar, e firmosur, dhe nuk kanë bërë asgjë, jemi me zero incenerator dhe ata kanë fytyrë e flasin. Një përgjigje dua, të na thonë ku janë 50 mln dollarë? Kanë marrë miliona euro kredi nëpër bankat e nivelit të dytë në Shqipëri. Të më thonë 50 mln dollarë ku janë?", tha Shehaj. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco