Padia ndaj Syri TV/ Gazetari: Denoncimi i Veliajt le të kthehet në hetim ndaj tij, po shëndërrohet në rrezik publik

19:02, 03/04/2023
A+ Aa A-

Gazetari Armand Maho ka paralejmëruar se Erion Veliaj me paditë ndaj medieve, siç ishte rasti i fundit ndaj Syri Tv, po shëndërrohet në rrezik publik.

I ftuar në ‘Task Force’ me Sonila Meçon, Maho shprehet se me anë denoncimit të tij shpresojmë të jetë një indice për fillimin e hetimeve ndaj tij si një person me 100 padi penale.

“Unë mendoj që ka bërë shumë mirë, qoftë Erjon Veliaj, qoftë  Plarent Ndreca dhe shpresoj që ky denoncim që kanë bërë ata të jetë një indicie për fillimin e hetimeve ndaj Erion Veliajt sepse kemi nje prokurori që kur bie puna tek Erion Veliaj nuk lëviz. Ai vetë e deklaroi në një intervistë ku tha se kam 100 padi penale e asnjë hetim. Ç’është ky njeri me 100 padi penale dhe asnjë hetim? Kush është ky? Pra, kemi të bëjmë me një represion që i bëhet gjyqësorit  kur vjen puna tek Erion Veliaj që ma do mendja se bën edhe personalisht ose kur vjen puna tek mediat, a ishte ky i pari që goditi Agon Channel-in?  I njëjti person goditi edhe Ora news-in , i njëjti person po tenton të godasi edhe Syri Tv me anë të atij shakatarit (Plarent Ndreca) që nuk thoshte as që është kandidati rival por e etiketon si kandidat i PL-së. Erion Veliaj me këtë që po bën  është shëndërruar në një rrezik publik. Është një person që del në një aferë korruptive që ndodh në këtë vend, e madhe apo e vogël qoftë  do i dali njërehë emri.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco