VIDEO/ Padia ndaj SYRI-t dhe gazetarit Koka/ Gjokutaj: Veliaj e ka në ADN-në e tij të jetë anti media

18:28, 03/04/2023
A+ Aa A-

Juristi Genc Gjokutaj ka komentuar padinë e bërë sot nga Erion Veliaj ndaj SYRI TV dhe gazetarit Bledian Koka.

Gjokutaj u shpreh në ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, se padia e bërë nga Veliaj është në ADN-në e tij anti media.

‘Padia e Erion Veliajt ndaj SYRI TV dhe gazetarit Bledian Koka, është një nga episodet e ADN-së së tij anti media.

Nuk është rasti i parë që ai reagon në këtë formë. Në fakt e kundërta është e vërteta.

E kundërta është e vërteta. Ne kemi një çështje të inceneratorëve të regjistruar në SPAK, një çështje kaq e nxehtë që ka bërë të prononcohet edhe drejtuesi i saj në lidhje me këtë’, u shpreh Genc Gjokutaj në SYRI TV.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco