Lika: Përfaqësuesi i Veliajt pranoi se faktet e publikuara nga emisioni ‘Piranjat’ ekzistojnë

17:36, 03/04/2023
A+ Aa A-

E ftuar në edicionin e pasdites në Syri Tv me moderatoren Armela Ferkon ishte audituesja ligjore, Meri Lika.

Lika është shprehur se vetë përfaqësuesi I kryetarit të bashkisë së Tirnës, Vekiaj e pranojë se ekzistojnë fakte që emisioni investigativ ‘Piranja’t publikuan për inceneratorët

"Nga vetë deklarata e përfaqësuesit të Veliajt e ka pranuar se të dhënat e nxjerra nga emisioni investigativ janë një fakt.

Mbrojtja më e mirë është sulmi, dhe Veliaj po e bën këtë këtë padi që të tërheqë vëmendjen në opinionin publik.

Në të gjithë këtë periudhë Veliaj ka pasur sulme edhe ndaj Ora News, Agon Channel por edhe ndaj panoramës këtë gjë ka bërë gjithmonë duke mos harruar edhe web sitet e fundit që ai I ka akuzuar për gjobvënie.

Kjo çështje eksziton dhe përmasat e korrupsionit janë galopante, disa personazhe të lartë të shtetit janë arrestuar dhe nuk është një çudi që të dalin fakte të reja përditë dhe e gjykoj që ai duhet të dalë dhe ti përgjigjej fakteve dhe denoncimit që ka ardhur nga dikush me emër duke dhënë data emra dhe saktësime.

Organet tatimore në këtë moment mund ta bëjnë verifikimin shumë thjeshtë  se për çfarë është ky shërbim I ofruar që e pagan një shoqëri që zhvillon biznes në Shqipëri, pasi çdo biznes paguajnë fatura për shërbime që i shërbejnë biznesit.

Shti ka mundësi të sekuestrojë këtë biznese të inceneratorët dhe çdo gjë që duhet të paguaj të jetë në komandën e tij dhe jo të jenë në disa duar të individëve që I përdorin këto për të paguar shërbime personale të personave të implikuar në këtë çështje."

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco