Gjeneral, Qollaku: Luftuam për të mbrojtur popullin ashtu siç po bën Ukraina sot

17:11, 03/04/2023
A+ Aa A-

I ftuar në edicionin e pasdites në Syri Tv me moderatoren Armela Ferkon ishte me lidhje Skype nga Haga, ish veterani i UÇK-së Esat Qollaku.

Qollaku është shprehur se ne kemi luftuar për të mbrojtur vendin popullin dhe familjet tona, ajo luftë është e njëjtë me të Ukrainës sot

"Ajo se përse unë kam marrë pjesë në protestë në Hagë është për vetëm një qëllim sepse po tentohet të manipulohet lufta e UÇK-s dhe jo vetëm.

Kjo më ka shtyrë që të jem krah kësaj marshimi duke qenë se jam dhe dëshmitare pjesëmarrës i luftës unë sot jam i gatshëm që ti përgjigjem çdo institucioni që ka nevojë të  dijë se çfarë ka ndodhur në luftë.

Ky është një rast i barasvlefshëm me masakrat që po ndodhin  në Ukrainë. Regjimi i Miloshevicit është i njëjtë me atë që po ndodh në Ukrainë, janë vrarë civil, dhunuar femra, vrasja e fëmijëve, pleqve ku bëjnë mijëra të ekzekutuar dhe masakruara nga ushtria serbe.

Për këto masakra ne mund të flasim me ditë e net të tërë për ata që kanë ndodhur në Kosovë, kjo është një ngjashmëri identike me situatën në Ukrainë ku Zelensky po mbron popullin e tij.

Kryetari i shtetit i cili ishte një prej themeluesve të UÇK -s sot është në bankën e të akuzuarve për mbrojtjen që ai i ka bërë popullit e njëjtë me atë që po bën Zelensky, si Rusia dhe Serbia kanë strategjinë e tyre të quajtur Toka e Djegur që do të thotë zbrazje totale nga popullata."

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco