Behrami: Ironike, Gjykata kërkon të barasvlersojë luftën e UÇK-së me masakrat e Miloshevicit

17:07, 03/04/2023
A+ Aa A-

I ftuar në edicionin e pasdites në Syri Tv me moderatoren Armela Ferkon ishte me lidhje Skype nga Haga, Artan Behrami, analist dhe ish- këshilltar i Thacit.

Bajrami është shprehur se është ironike sepse 24 vite më parë shumë nga bashkëatdhetarët që kishin ardhur në Hagë kanë protestuar kundër Miloshevicit dhe asnjëherë nuk e kishin çuar ndërmend se do të riktheheshin për të mbrojtur heronjtë e luftës së UÇK-së.

"Protesta e sotme është një vazhdimësi e një proteste që ka zhvilluat në New York ku shumë shqitarë janë mbledhur për tu solidarizuar me gjyqin ndaj krerëve të UCK.

Mbi 100 mijë qytetarë marshuan në Prishtinë për tu solidarizuar me heronjtë e luftës.

Sot po ashtu ishte dita e tretë dhe e fundit që përmbyll këtë cikël marshesh në Hagë. Është ironike sepse 24 vite më parë shumë nga bashkëatdhetarët që kishin ardhur në Hagë kanë protestuar kundër Miloshevicit dhe asnjëherë nuk e kishin çuar ndërmend se do të riktheheshin për të mbrojtur heronjtë e luftës së UÇK-së.

Reagimi qytetar ndaj padrejtësive të gjykatës së Hagës është evidente pothuajse prej gati 3 vitesh dhe kemi pasur një reagim të prokurorisë për ta evituar këtë gjë.

Gjykata Speciale është votuar nga një trysni shumë e madhe nga bashkësia ndërkombëtare ku thuhej se do të merreshin specifikisht me raportin e Dick Marty dhe trafikimin e organeve.

Sot 5 orë prokurorët në asnjë pikë dhe asnjë rend nuk e kanë përmendur këtë gjë, e gjitha ajo zhurmë që është bërë për këtë nuk është përmendur nga prokuroria. Gjykata është ndërtuar mbi bazën e kësaj gënjeshtre.

Ekziston një përpjekje nga ambasadave që ky gjyq është dnaj krerëve dhe jo ndaj luftës së UÇK-së.

Në Hagë është thurur akuza se është një ndërmarje e përbashkët kriminale ku inkriminon të gjithë ata që kanë luftuar kundër regjimit të Miloshevicit. Në Kosovë janë kryer masakra dhe qindra fëmijë janë vrarë barbarisht nga regjimi serb dhe kurrë nuk mund të na barasvlerësojnë me këto masakra."

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco