VIDEO-SYRI TV/ Padia e Veliajt për 'SYRI TV' dhe Bledian Kokën, erdhi pasi gazetari i kërkoi intervistë

16:59, 03/04/2023
A+ Aa A-

Pas padisë së bërë nga Erion Veliaj ndaj SYRI TV dhe gazetarit Bledian Koka, ka ardhur edhe reagimi I këtij të fundit. Teksa e cilëson padinë e Veliajt si medalje për të dhe SYRI TV. Koka nxjerr edhe një tjetër detaj se përse Veliaj ndërmori këtë hap. 2 orë para publikimit të padisë nga Plarent Ndreca, gazetari Bledian Koka i kishte kërkuar intervistë kryebashkiakut për të folur pikërisht mbi pikëpyetjet e ngritura nda dëshmia e shtetasit italian. 

Nga SYRI TV

Erion Veliaj përmes juristit Plarent Ndrecan njoftoi se ndaj gazetarit Bledian Koka dhe televizionit SYRI TV (që sipas Ndrecës quhet televizioni SYRI.net) për ‘publikimin nëpërmjet një emisioni investigativ siç është ai i ‘Piranjat’, një fakt i cili është i tëri i fabrikuar, i falsifikuar, është një ‘babale’ numër dy praktikisht dhe për këtë arsye, kryetari i Bashkisë së Tiranës ka vendosur të bëjë kallëzim në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë’.

Pas kësaj deklarate reagoi gazetari Bledian Koka, duke e cilësua padinë sëpari si një ‘Medalje Nderi’ që po i bëhet atij vetë dhe televizionit SYRI TV nga Erion Veliaj. Por teksa ironizon Veliajn, Koka ka nxjerrë një tjetër arsye që e ka shtyrë kandidatin e PS-së për Bashkinë e Tiranës të ndërmarrë këtë hap.

Dy orë para padisë, gazetari Bledian Koka i ka dërguar një kërkesë për intervistë kryebashkiakut Erion Veliaj, me pesë pyetje, në lidhje me dëshminë e shtetasit italian Gabriele Tarroni Longinotti, një biznesmen ish-ortak i Alberto Presezzit, person kyç në sjelljen në Shqipëri e të paktën njërit nga inceneratorët.

Pyetjet e drejtuara nga Bledian Koka për Erion Veliajn:

1. A e njihni personalisht shtetasin Italain Gabrielle Tarroni Longhinotti?

2. Nëse po, a jeni takuar ndonjëherë në te restorant Tribe ashtu siç ai deklaron në intervistë?

3. A keni vizituar ndonjëherë zyrat e Bruno Presezzi SPA ashtu si ai pretendon në intervistë?

4. Nëse po, a keni diskutuar për inceneratorin e Tiranës

5. Nëse po, a keni dijeni nëse ky incinerator është blerë në Kostancë të Rumanisë?

Pra në vend që Erion Veliaj ti përgjigjet pyetjeve që lindën pas një denoncimi publik të një shtetasi Italian, si gjithmonë ai ka zgjedhur heshtjen. Por jo vetëm heshtjen e tij, ai ka shkuara kësaj herë edhe më larg duke tentuar të mbyllë gojën e gazetarit Bledian Koka dhe të SYRI TV e SYRI.net.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco