SYRI TV/ Meta takohet me prindër të fëmijëve autikë: Politika duhet të angazhohet maksimalisht

14:43, 03/04/2023
A+ Aa A-

Gjatë një takimi që zhvilloi me prindërit e fëmijëve me çrregullime të spektrit autik, kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, u zotua se opozita do të ndërmarrë iniciativa ligjore  për kujdesin ndaj tyre, duke përfshirë ndërtimin e kopshteve dhe çerdheve. Po ashtu Meta deklaroi se këta fëmijë do të përfitojnë trajnime dhe barna mjekësore falas.

Nga SYRI TV

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta zhvilloi këtë të hënë një takim  me prindërit e fëmijëve me çrregullime të spektrit autik, ku u njoh nga afër me shqetësimet e tyre. Gjatë fjalës së tij Meta deklaroi se politika duhet të angazhohet për t’u garantuar këtyre fëmijëve  një jetesë të denjë, ndërsa identifikoi si probleme kryesore, kujdestarinë, terapitë dhe programet e edukimit.

Meta  u zotua se opozita në pushtet do të marrë masa për përmirësimin e  kushteve në nivel vendor dhe qendror, përfshirë edhe iniciativa ligjore që do t’u vijnë në ndihmë fëmijëve autikë. Theksin,  Meta e vuri tek arsimimi dhe rimbursimi i barnave.

Sipas  ish-presidentit, Shqipëria i ka të gjitha mundësitë që t’i trajtojë dhe respektojë fëmijët me çrregullim të spektrit autik, si vend kandidat në BE.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco