'Ia tha Rama a 'Guvernatorja' nuk e di, skandaloze - deklarata e Dumanit se çështja McGonigal është 'e shkuar'!

'Ia tha Rama a 'Guvernatorja' nuk e di, skandaloze - deklarata e Dumanit se çështja McGonigal është 'e shkuar'!

13:41, 03/04/2023
A+ Aa A-

Kryetari i PD, Sali Berisha, drejtoi gishtin e akuzës sot mbi kreun e SPAK, Altin Dumanin, për rolin që po luan si mburojë e Edi Ramës dhe të gjithë të përfshirëve bashkë me kryeministrin, në dy afera të rënda në hetim: Atë të inceneratorëve dhe atë Rama-McGonigal.

Për këtë dytën, Berisha në veçanti tha: "E rëndë shumë ishte deklarata e kreut të "SKAP"-it për aferën McGonigal, në një kohë kur drejtësia amerikane po i konfiskon atij të gjitha pronat dhe vazhdon dy procese: njëri prej të cilëve lidhet kryekëput me Shqipërinë.

Kreu i akuzës speciale deklaroi dje se kjo është një çështje "e shkuar"! Ia tha atij për të thënë këtë, Edi Rama apo "Guvernatorja" Kim - të implikuar që të dy kokë e këmbë, i pari kokë e këmbë dhe e dyta nuk merret vesh, - unë këtë nuk e di. Po deklarata e tij se çështja McGonigal është aferë e shkuar, është deklaratë skandaloze! 

Jo një, por disa dëshmitarë kanë faktuar se këshilltari privat i Edi Ramës, Dorian Duçka, dhe miku i tij Agron Neza si gjobvënës të shpifur kanë kapur, kanë intimiduar, kanë kërkuar ryshfet dhe gjoba bizneseve shqiptare për t’u garantuar rikthimin e vizave. I kanë shantazhuar me blacklistim, por SKAP-i i partisë këto i quan të shkuara.

Gjykata e SHBA ka faktuar, dhe hetimi se Edi Rama i ka dërguar direkt informacion nga zyra e tij, tradhëtarit të kombit McGonigal për të hetuar kundër opozitës, në një puç antikushtetues ndaj opozitës. Gjykata amerikane ka faktuar se këshilltari privat i Edi Ramës ka dërguar dëshmitarë nga Europa për hetimin e ndërmarrë kundrejt McGonigal kundrejt pagesës së Edi Ramës.

Gjykata amerikane ka faktuar se informacionet shkuan direkt në zyrën e Edi Ramës, nëpërmjet Agron Nezës dhe Dorian Duçkës. Si mundet të deklarohet që kjo është një çështje e shkuar? Kjo deklaratë dëshmon se SKAP-i është një mburojë e aferave të qeverisë, dhe jo një institucion akuze. Çështja McGonigal është çështje që tronditi SHBA dhe mbarë botën.

Janë dy komisione të Kongresit Amerikan, përveç dy gjykatave. Njëra në Uashington, tjetra në Nju Jork që merren me trajtimin e kësaj çështjeje. Kurse institucioni i akuzës në Shqipëri, pavarësisht se qytetarët shqiptarë janë gjobitur nga gjobvënës të shpifur të ekipit Edi Rama-McGonigal.

Pavarësisht se është bërë një puç antikushtetues ndaj opozitës, e quan këtë një çështje të shkuar, çka do të thotë në gjuhë tjetër, çështje e arkivuar.

Duke denoncuar publikisht edhe njëherë SKAP-in si institucionin më të kapur në Shqipëri dhe në Europë garantoj shqiptarët se PD do të bëjë gjithçka për hetimin e plotë të këtyre dy aferave më tronditëse në historinë e vendit.

Me këtë rast, falënderoj me shumë mirënjohje mediat, të cilat me investigimet e tyre kanë qartësuar çdo aspekt, çdo lidhje të Edi Ramës, Engjëll Agaçit, Arben Ahmetajt, Erion Veliajt me aferën e inceneratorëve, vjedhjet monstruoze që iu bëhen parave të taksapaguesve shqiptarë. Falënderoj autoritetet e SHBA, të cilat bënë transparente implikimin dhe veprimtarinë e McGonigal në Shqipëri kundër opozitës shqiptare, dhe gjobvënien e tyre ndaj bizneseve në Shqipëri. Garantoj se do bëjmë çdo gjë për zbardhjen përfundimtare të këtyre dy aferave. Faleminderit!"

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco