SYRI TV/ I kujtojnë afatin Dallandyshe Bicit, banorët e Bërxullës sërish në protestë për pronat

13:42, 03/04/2023
A+ Aa A-

Banorët e Bërxullës dolën sërish në protestë kundër projekti Thumanë - Kashar, duke thenë se shteti po i masakron me vjedhjen e pronave të tyre. Ata i bënë thirrje insticioneve që te reagojnë pasi kanë 7 muaj që po heshtin dhe nuk po japin informacione për vlerën e shpronësimeve, ndërsa drejtoreshes së Hipotekës Dallandyshe Bicit i kujtuan se ka edhe një ditë afat për të certifikuar pronat e tyre. Protesta u përkrah edhe nga një qytetar italian i cili tha se prjekti është i çuditshëm.

Syri Tv

Banorët e  Bërxullës kanë protestuar sërish sot për mbrojtjen e pronave të tyre që preken nga projekti i rrugës Thumanë - Kashar. Ata i kanë bërë thirrje institucioneve që të reagojnë pasi kanë 7 muaj që po heshtin dhe nuk po u japin asnjë zgjidhje në lidhje me shpronësimet e pronave të tyre dhe transperancën e projektit. Banorët e Bërxullës kanë paralajmëruar drejtoreshën e hipotëkës qe ka afat edhe një ditë për të plotësuar kërkesën për certikiatat e  pronës.

Në mbështetje të tyre ishte edhe një qytetar Italian i cili tha se projekti është i çuditshëm dhe s’mund të ndërhyhet në pronat private.

'Po mbledh fakte për situatën. Me duket e çuditshme që të hyhet në zonën dhe pronën private të individëve. Nuk mund të ndërhyhet në prona.'

Banorët shprehen se projekti është abuziv, ndërkohë disa prej tyre janë takuar me firmën e ndërtimin dhe kontrata ka parregullsi, duke mos u përmbajtur premtimeve që u kanë bërë për çmimin e pronës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco