Lajmi i fundit

ODEON/ Flautistja Ledina Çobani në 'Odeon': Duhet ‘rizgjuar’ shkolla për talentet

LIVE/ Belind Këlliçi në 'Kafe Shqeto', fushata e tij përballë mashtrimeve të Veliajt

LIVE/ Belind Këlliçi në 'Kafe Shqeto', fushata e tij përballë mashtrimeve të Veliajt

08:17, 03/04/2023
A+ Aa A-

Ku shkuan 530 milionë lekë? Belind Këlliçi, kandidati i opozitës për kryebashkiak të Tiranës, zbuloi para syve të qytetarëve me pamje, mashtrimin e kryebashkiakut Erion Veliajt me Shtëpinë e Kulturës në Baldushk: Godina që kryebashkiaku aktual e ka paraqitur si një investim të rëndësishëm është në fakt një rrënojë e braktisur dhe nuk është vendosur në funksion.

Belind Këlliçi, kandidati i opozitës për bashkinë e Tiranës është ftuar sot në KAFE SHQETO në Syri TV për të folur për fushatën që ai po zhvillon për zgjedhjet vendore.

Së fundmi, Këlliçi inspektoi godinën e Kulturës në Baldushk, e cila megjithëse është inauguruar në vitin 2020 dhe në të janë hedhur 530  milionë lekë është ende e rrënuar dhe jashtë  funksionit duke zbuluar një tjetër mashtrim të kryebashkikut Erion Veliaj.

Godina që Veliaj,  e ka paraqitur si një investim të rëndësishëm  në shifrën e 530  milionë lekëve, është në fakt një rrënojë e braktisur, vetëm një fasadë,  që edhe pas tri viteve, është e rrënuar dhe jashtë funksionit.

Që 3 vjet, më parë, Këlliçi e denoncoi investimin fasadë të kryebashkiakut Veliajdhe godina vazhdon të jetë në të njëjtën gjendje.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco