SYRI TV/ Veliaj, 600 mijë euro në ditë për Zoton, institucionet ligjzbatuese mbyllin sytë para abuzimit

13:26, 01/04/2023
A+ Aa A-

Edhe pse kompania koncensionare e Klodian Zotos nuk ofron  shërbimin për të cilin është kontraktuar për inceneratorin e Tiranës, kryebashkiaku Erion Veliaj nuk i ndal  pagesat me faturat e majme. Plot 600 mijë euro ka depozituar Veliaj në llogarinë e kompanise “Integratet Teknologo BV”. Ky arkëtim vjen në të njëjtën ditë kur drejtuesi i SPAK, Altin Dumani konfirmoi se po kryhen hetime për djegësin e Tiranës.

Nga SYRI TV

Askush nuk mund ta ndalë kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliajn, që të paguajë faturat e majme për landfillin e Sharrës, ndërkohë që kompania koncesionare e krijuar nga Klodian Zoto nuk ofron të plotë shërbimin e kontraktuar.

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, deklaroi në një takim informal me gazetarë të premten se institucioni që ai drejton po kryen hetime, por nuk mund të ndalë pagesat për kompaninë koncesionare.

Edhe Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj, deklaroi të premten në një konferencë mediatike se pagesat për landfillin privat të Sharrës nuk do të ndalen.

E në fund të të njëjtës ditë, Erion Veliaj paguan plot 600 mijë euro në llogaritë e shoqërisë koncesionare “Integrated Energy BV”.

Të dhënat e Thesarit të Shtetit tregojnë se brenda ditës së premte, datë 31 mars 2023, bashkia e Tiranës ka kryer tre pagesa për llogari të koncesionarit, me vlerë totale rreth 650 milionë lekë të vjetra.

Këto pagesa, ashtu si edhe të tjerat përpara tyre, kryhen për depozitimin dhe incenerimin e mbetjeve urbane.

Por, prej 6 vitesh, në landfillin e Sharrës nuk kryhet procesi i djegies së plehrave, megjithëse Veliaj vijon të likujdojë pagesat abuzive, i pashqetësuar nga asnjë institucion ligjzbatues.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco