SYRI TV/ Bashkia Lezhë shtron asfalt elektoral, shtresa vetëm 3 cm. Banorët: Rruga e ngushtë, nuk ka trotuare

13:22, 01/04/2023
A+ Aa A-

Bashkia e Lezhës ka nisur shtrimin e asfaltit elektoral në rrugët e fshatit Zejmen. Investimi po kryhet, por cilësia e punimeve është e dyshimtë, pasi shtresa e asfaltit e hedhur deri më tani nuk është më shumë se 3 centimetra. Banorët ankohen edhe për probleme të tjera si gjerësia e rrugës, sinjalistika apo dhe ndriçimi.

Nga SYRI TV

Siç shihet dhe nga pamjet, rruga sapo është shtruar dhe ende nuk është përfunduar. Megjithatë, për shkak të mungesës së tabelës së projektit, është i paqartë projekti i saj.

Deri më tani është hedhur vetëm një shtresë asfalt, i cili siç shihet nga pamjet, është jo më shumë se tre centimetra i trash.

Banorët e fshatit Zejmen e kanë të qartë, asfalti është elektoral dhe me qëllim mbledhjen e votave.

Asfalti elektoral është fenomen që ka prekur të gjitha bashkitë e drejtuara nga kryebashkiakët  socialistë të vendit.

Gazetar: M. Marku

Operator: A. Gjoni

Redaktor: J. Hoxhaj

Montazhier: T. Foto

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco