Ironia e Murrizit: Alibeaj ka menduar se të fortë të bëjnë takimet me Yuri Kim

22:23, 30/03/2023
A+ Aa A-

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Myslim Murrizi, i ftuar sonte në 'Çim Peka Live' në Syri Tv, ironizoi takimet e Alibeaj me Yuri Kim, teksa u shpreh se Alibeaj ka menduar se takimet me Yuri Kim do t’i japin pushtet.

Pashë listën e Këshilltarëve të Lushnjës dhe Divjakës, janë dy shtëpi: kunati , djali dajës, goca e hallës, motra e gruas, së deputetit dhe e kam listën këtu. Pashë edhe listën e Divjakës, dhe ata janë tre shtëpi, dy shtëpi Myzeqarësh dhe një shtëpi Kosovarësh, nuk jam marrë me lista të tjera sepse nuk kam kohë të harxhoj me ta, jam në fushatë. Por këta e kanë menduar që parti dhe lider të fortë të bëjnë takimet me Yuri Kim, një eksperiment i dështuar në 30 vjet.

Gjithë këta që kanë ikur përveç meje, e them me bindje, gjithë janë gënjyer nga ambasada. Gjashtë dreka hëngri me kolegen time zonjën Hajdari, në Elbasan, madje mendova se u bë festa e verës në Prill dhe nuk morën vota nisma thurje. E kam pyetur Endri Shabanin drejtpërdrejt dhe e pranon, thotë ''jam krenar'', ai nuk thotë jam i djathtë, stalinist vëlla. Po Arlind Qorri ju thoni i djathtë? Jo. Me Leninin fare.

Unë habitem me këta diplomat që kur vijnë këtu rehatohen muajin e parë, të dytin zënë miq, të tretin 'rruajnë' ndonjë lek , të katërtin martohen...

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco