Alizoti: Berisha është realitet politik, në Gjermani për atë që po ndodh në Shqipëri u duket në kufirin e çmendurisë

21:46, 30/03/2023
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin Çim Peka Live në Syri Tv ishte deputeti dhe anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike në lidhje më Skypë, Tomorr Alizoti.

Alizoti është shprehur se në vizitën që po zhvillon në Gjermani u duket absurde që rreth 700 mijë qytetarë të opozitës nuk përfaqësohen në zgjedhjet lokale.

"Historia e diktaturës komuniste është e dhimbshme, por trishtimi më i madh është se fëmijët e kupolës së Bllokut sot drejtojnë vendin.

Vizita në Berlin ishte i fokusuar të fondacioni Konrad Adenauer, takova kabinetin e këtij fondacioni, takova përgjegjësen ose ministren për Ballkanini.

Ka një ndryshim në Gjermani i cili është një shtet racional dhe ka një mirëkuptim që në Shqipëri po ndodh diçka që është e paprecedentë, ku pakica po qeveris shumicën dhe shpresoj që kjo të zgjidhjet sa më shpejt dhe  e djathta ta bashkohet dhe të rikthehet në drejtim të vendit.

Kjo që po ndodh në Shqipëri është diçka jo racionale dhe që nuk ndodh në asnjë vend tjetër, pasi një person i cili përfaqëson opozitën nuk lejohet të marrë pjesë në zgjedhje.

Opozita nuk po arrin të përfaqësohet dhe këtu  në Gjermani duket absurde ku dhe vetë KQZ nuk pranon gati 700 mijë votues të përfaqësohen.

Në Shqipëri goditja është e përqendruar te opozita dhe jo te qeveria dhe ndërkombëtarët po i japin hapësira qeverisë dhe jo opozitës , ndërsa në Gjermani më vjen mirë që janë të fokusuar te Rama dhe problemet që po i sjell vendit kjo qeveri.

Berisha duan apo nuk duan është një realitet politik në Shqipëri, fakti që ai është shumë i rëndësishëm dhe flitet për të do të thotë se është realitet politik."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco