Rritje pagash dhe lëmoshë për pensionistët, Vasili: Rama po leh si qentë e rrugës nga frika e humbjes

Rritje pagash dhe lëmoshë për pensionistët, Vasili: Rama po leh si qentë e rrugës nga frika e humbjes

17:40, 29/03/2023
A+ Aa A-

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka reaguar me anë të një statusi në rrjetin social 'Facebook' pas premtimeve të Ramës në kohë fushate. 

Vasili akuzon kryeministrin se është i trembur nga humbja në zgjedhjet e 14 majit, prandaj po bën premtime për rritje pagash e pensionesh, ndërkohë që nuk ka pranuar rritjen e rrogave çdo vit sipas inflacionit, që Partia e Lirisë e ka kërkuar me projektligj në Parlament në shtator.

Statusi i plotë i Vasilit:

"Edvini si qente e rruges qe lehin nga frika, i trembur nga humbja zgjedhore, po leshohet neper genjeshtra per rritje pagash e pensionesh.
Edvini, qe sot ulerin, nuk e ka pranuar rritjen e rrogave çdo vit sipas inflacionit, qe Partia e Lirise e ka kerkuar me projektligj ne Parlament në shtator. Prandaj nuk ka asnjë seriozitet tani kur po mjaullin per gjoja rritje rrogash.
Sa me e madhe humbja qe e pret, aq me te trasha i ka mashtrimet Ramë mashtruesi.
Ky i mjerë kujton se shqiptaret nuk i kuptojne genjeshtrat e tij te trasha, qe po i leshon shpejt e shpejt brenda pak ditëve, vetëm nga frika e humbjes.
Ky budalla kujton se shqiptaret i kane harruar tonelatat e mashtrimeve me legalizimet, me Shendetesi falas, me uje 24 ore, me vaditje ane e mbane ne bujqesi e qindra genjeshtra te tjera qe ka vjellë papushim.
Hidhu dhe perdridhu sa te duash Edvin, por ne 14 maj ti e di mire qe nuk te fal asnjeri per shkretimin dhe shpopullimin e Shqiperise.
Edvin ne 14 maj fundin e ke te paralajmeruar se nuk ka shqiptar, qe voton më hajdutet dhe te korruptuarit e tu me nga dhjete emra neper Bashki.
Ndaj Edvin behu gati, se ne premtimet i mbajme dhe nuk ke nga ja mban, fatin per ne qeli e ke".

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco