‘Pakoja elektorale’/ Koka: Rama në alarm! Sondazhet tregojnë se mund të marrë një shuplakë në 14 maj

16:48, 29/03/2023
A+ Aa A-

I ftuar në SYRI TV, gazetari Bledian Koka ka folur për pakon elektorale që prezantoi Edi Rama për pagat dhe pensionet, si dhe cilat ishin pyetjet që mbetën pa përgjigje nga kryeministri?

Koka ka theksuar se kjo lëvizje e Ramës është tregues se ai është në alarm nga sondazhet të cilat tregojnë se ka rënë ndjeshëm besimi te qeveria dhe ai mund të marri një shuplakë të fortë elektorale në zgjedhet e 14 majit.

Sipas gazetarit Koka, Rama sot është i detyruar të shkojë dhe kundër ligjeve të vendit dhe ligjeve të Kodit Zgjedhor.

Koka: "Deklaratat e Ramës janë një alarm me të cilin po lexon te sondazhet e tij. Duket se sondazhet dhe sipas informacioneve që kam sondazhet e nxjerrin gjithnjë e në bjerrje besimin e atyre që kanë besim te qeveria. Mesazhi i sotëm i kryeministrit Rama nuk është për popullin. Njerëzit që punojnë në administratë me tej fryrjen janë marrë nga baseni socialist i votuesve dhe mesa duket Rama e shikon pakënaqësinë dhe faktin që ata mund të bëjnë të njëjtën gjë që bënë në zgjedhjet e 30 qershorit në 2019 ku vetëm 15% ishte pjesëmarrja në votimet e turpshme që zhvilloi Rama.

Rama sot është në alarm dhe për shkak të këtyre mesazheve që po i vijnë se ai mund të marrë një shuplakë të fortë në zgjedhjet e 14 majit pasi ai i ka kthyer në betejë personale për të treguar dominimin e tij ndaj shqiptarëve dhe mesa duket llogaritë nuk dalin dhe çfarë duhet të bëj të gjejë një mekanizëm për ti joshur pasi pagat e administratës janë pagat e njerëzve që punojnë në administratë dhe jo ‘Alda Klosët’ që i kanë tubat e aspirimit të mbushura me nga 500 mijë apo 1 milionë euro.

Rroga e njerëzve që janë në administratë me nga 700-800 mijë lekë që ka ngelur e tillë që prej dyfishimit të pagave që la qeveria e mëparshme dhe nuk ka ndryshuar në 9 vite dhe ky është alarmi dhe mekanizmi që Rama bën për ti joshur dhe për minimizuar efektet që do të ishin për të shkatërrimtare elektorale në 14 maj. Prandaj Rama sot është i detyruar të shkojë dhe kundër ligjeve të vendit, ligjeve të Kodit Zgjedhor.

Kodi Zgjedhor parashikon që 4 muaj para zgjedhjeve ndalohet propozimi, miratimi ose aktet që parashikojnë dhënien e përfitimeve për rritjen e pagave, pensioneve, mbështetja sociale, uljen e heqjen e taksave etj.

Ne jemi në gjendjen e një fatkeqësie njerëzore dhe kjo fatkeqësi ka emër fytyrë ka dhe fajtor që është qeveria e Edi Ramës dhe vizioni si ai ka qeverisur Shqipërinë. Pasi është fatkeqësi njerëzore largimi i 500 mijë apo 600 mijë shqiptarëve".

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco