VIDEO-SYRI TV/ Rama shkel me të 'dy këmbët' Kodin Zgjedhor, rritja e pagave e ndaluar 4 muaj para zgjedhjeve

16:30, 29/03/2023
A+ Aa A-

Bonusi për pensionistët për fushatë dhe rritja e paralajmëruar pagave përbën një nga shkeljet më të rënda të Kodit Zgjedhor. Edhe pse raportet e OSBE-ODIHR kanë denoncuar vazhdimisht përdorimin e fondeve për fushatë, kryeministri Edi Rama nuk ka ndaluar edhe këtë herë. Neni 91 pika 4 e Kodit Zgjedhor, ndalon këtë veprimtari deri në 4 muaj para zgjedhjeve.

Nga SYRI TV

Edhe pse është i vetëdijshëm, për shkeljen, kryeministri Edi Rama po i njollos edhe këto zgjedhje duke shënuar një nga shkeljet më të rënda të Kodit Zgjedhor.

Sot kryeministri deklaroi planin 2 vjeçar për rritje pagash dhe shpërblim prej 5 mijë lekësh për pensionistët vetëm pak ditë para zgjedhjeve. Por këto akte cilësohen si shkeljet më të rënda të Kodit Zgjedhor, pasi në Nenin 91 Pika 4 të Kodit Zgjedhor parashikohet ndalimi i përdorimit të fondeve shtetërore apo burimeve publike, 4 muaj para zgjedhjeve pasi sjellin ndikim elektoral, deri në abuzim me fondet.

Në nenin 91, Pika 4 thuhet shprehimisht se:

‘Katër muaj para datës së zgjedhjeve deri në formimin e qeverisë së re pas zgjedhjeve ndalohet propozimi, miratimi ose nxjerrja e akteve ligjore ose nënligjore, të cilat parashikojnë dhënien e përfitimeve për kategori të caktuara të popullsisë, të tilla si aktet që parashikojnë rritjen e pagave, pensioneve, mbështetjes ekonomike apo sociale, uljen ose heqjen e taksave, vendosjen e amnistive fiskale, privatizimin apo dhënien e pasurive a të shpërblimeve, etj, përveçse kur nisma kushtëzohet nga gjendje të fatkeqësisë natyrore’.

Përdorimi i fondeve publike për fushatë, i keqpërdorimit të administratës kanë qenë ndër shkeljet e konstatuara në çdo raport të OSBE/ ODIHR, por kjo nuk e ka penguar kryeministrin Edi Rama që në çdo fushatë elektorale të shpërndajë fonde, e shpërblime siç rëndomtë ka ndodhur me fondet e tërmetit, asfaltin elektoral, presionet ndaj administratës apo edhe fryrjen e saj me personel fiktiv.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco