SYRI TV/ Berisha: Rama, spastrim etnik shqiptarëve

14:48, 29/03/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se po zbaton doktrinën e Çubrilloviçit për spastrimin etnik të shqiptarëve. Gjatë konferencës për shpopullimin apo zhbërjen e Shqipërisë, kryedemokrati u shpreh se në 8 vite kemi humbur 35% të popullsisë, e panjohur më parë në historinë e ndonjë kombi. Ndalur tek ky plan, Berisha theksoi se sot George Soros ia doli të shkatërrojë sistemin e drejtësisë, t’i presë këtij shteti shtyllën kurrizore, ndërsa premtoi se PD në pushtet do të krijojë kushtet e kalkulueshme për të qëndruar në Shqipëri.

Nga SYRI TV

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, akuzoi qeverinë për shpopullim të qëllimshëm të vendit, teksa  deklaroi se Shqipëria po përjeton krizën më të madhe të ekzistencës. Gjatë konferencës së organizuar nga PD me temë shpopullimin dhe zhbërjen e Shqipërisë, Berisha theksoi se në 8 vite  vendi ynë ka humbur 35% te kombit, duke e cilësuar këtë si rekord të zi në historinë botërore.

Sipas liderit demokrat, kryeminstri Rama   po zbaton doktrinën e  Çubrilloviçit për spastrimin etnik të vendit.
Teksa e cilësoi sigurinë juridike si një nga arsyet kryesore se pse ikin të rinjtë, Berisha  hodhi akuza ndaj multimiliarderit George Soros për shkatërrimin e drejtësisë shqiptare.
Përballë kësaj panorame, Berisha theksoi se është detyrë e demokratëve për të ndërtuar kushtet që shqiptarët të qëndrojnë në vendin e tyre.
 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco