Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

Afera McGonigal/ Revista amerikane: Kryeministri i korruptuar Rama u influencua nga kinezët e Duçkës

Afera McGonigal/ Revista amerikane: Kryeministri i korruptuar Rama u influencua nga kinezët e Duçkës

13:07, 29/03/2023
A+ Aa A-

Mediat amerikane i rikthehen mega-skandalit të Charles McGonigal.

Këtë herë është revista e njohur ‘American Thinker’, e cila shkrua se familja Biden dhe konkretisht djali i tij, Hunter është i implikuar në dy afera, ku shfaqet roli i agjentëve të korruptuar të FBI-së. Njëra aferë ka në qendër Ukrainën, kurse tjetra Shqipërinë.

Duke u ndaluar në rastin shqiptar, John O’Connor shkruan se kjo çështje doli në dritë pas aktakuzës ndaj ish-agjentit të lartë të FBI-së, Charles McGonigal.

O’Connor është një ish-prokuror, avokat për çështje të famshme, si ajo e ‘Watergate’, dhe autor i disa librave të suksesshëm.

“Rasti i dytë i korrupsionit që doli në dritë është aktakuza e ish-agjentit të lartë të kundërzbulimit të FBI-së,Charles McGonigal. Ndërsa ishte kreu i zyrës së kundërzbulimit të FBI-së në Nju Jork nga viti 2016 deri në vitin 2018, dhe më pas, ai kishte marrëdhënie të pazbuluara korruptive ku shfaqen shuma të mëdha pagesash me para në dorë, si me agjentët e kryeministrit të korruptuar shqiptar, Edi Rama, ashtu edhe me agjentët e oligarkut rus, Oleg Deripaska, të cilin prokurori i posaçëm i ‘Russiagate’, Robert Mueller e ka shpallur si një njeri të lidhur ngushtë me presidentin rus, Vladimir Putin. Të dyja rastet janë qartësisht histori tronditëse të një agjenti të lartë të FBI-së, që përdor pozicionin e tij për të çuar përpara interesat e kundërta të rivalëve të huaj,” shkruan autori.

“McGonigal mori para nga agjenti i Oleg Deripaskës për të ndihmuar në heqjen e sanksioneve të SHBA kundër tij dhe për të hetuar një oligark rival, të dy të ngarkuar me përdorimin e burimeve të inteligjencës amerikane.

Ai gjithashtu mori para nga një ish-oficer i inteligjencës shqiptare për të bindur kryeministrin e korruptuar Rama që të mos jepte kontrata për shpimin e naftës për disa kompani ruse dhe t’i drejtonte ato te kompanitë me të cilat ai ishte i lidhur. Cilat ishte një prej kompanive? Duket se ka qenë kompania energjetike kineze CEFC.

Një hallkë kyçe e theksuar në padinë e McGonigal për kryeministrin shqiptar ishte një person i paidentifikuar, që në fakt është Dorian Duçka. Duçka ishte i punësuar nga firma globale kineze e energjisë CEFC; ai ishte kaq i afërt me kryeministrin Rama, sa mbante titullin e ‘këshilltarit të investimeve’ të Shqipërisë. Duket se CEFC po e ndikonte në mënyrë korruptive Ramën për të marrë kontrata shpimi.

Hunter Biden gjithashtu ishte nën kujdesin e CEFC, një zyrtar i së cilës i dha atij një diamant 3.16 karat dhe 100 mijë dollarë për blerje. Hunter dhe bashkëpunëtorët e tij fituan me lehtësi më pas 5 milionë dollarë duke rregulluar shitjen e aseteve amerikane dhe kanadeze te CEFC, shitje që duhej të ishin miratuar nga agjencitë qeveritare amerikane.

Kujtojmë se Tony Bobulinski pohoi, duke iu referuar marrëdhënieve mes tij dhe Hunter Biden me kompaninë CEFC, se 10 përqind shkonte për ‘Djalin e madh’, për të cilin ai pretendon në mënyrë mjaft të arsyeshme se ishte Joe Biden.

Në vitin 2017, Shtetet e Bashkuara paditën zyrtarin e CEFC, Patrick Ho, për përpjekjen për të korruptuar zyrtarët në Çad dhe Ugangë për të marrë kontrata për shpimin e naftës për CEFC. Kë telefonoi Ho të parin pas arrestimit? James Biden, vëllain e Joe Biden.

Shumë shpejt, Hunter e përfaqësoi Ho, duke punësuar avokatin e mbrojtjes penale të Ho, Ed Kim. Kim e pyeti Hunter për emrat e disa zyrtarëve të FBI që i njihte. Ne nuk i dimë emrat e tyre, por është logjike që një prej tyre të ishte agjenti i FBI-së i ndikuar nga CEFC, Charles McGonigal.

Kujtojmë se kanali i McGonigal për Ramën ishte Dorian Duçka i CEFC. Në laptopin e Hunter-it kë një zinxhir email-esh me grupin e tij të CEFC për ‘përkujdesjen me shpërblim’ për Dorian Duçkan për ndihmën e tij në fillim. Duket se një aktivitet madhor i CEFC ishte prokurimi korruptim i aseteve të energjisë për importuesin e uritur për energji, Kinën. A besonte CEFC se po blinte ndikim në qeverinë e SHBA përmes Hunter-it? Ky është sigurisht një përfundim i mundshëm. CEFC tani e ka deklaruar veten të falimentuar, sanksione që nuk ndodhin nëse qeveria kineze nuk dëshiron që kjo të ndodhë. Nxehtësia publike rreth CEFC-së, vecanërisht pasi u zbulua laptopi i Hunter-it, ishte qartësisht e tepërt edhe për Kinën”, thekson investigimi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco