SYRI TV/ Shehaj, projektligj për kompanitë offshore: Pas tyre fshihen ministrat dhe kryeministri

15:17, 28/03/2023
A+ Aa A-

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj, prezantoi  në komisionin e Ligjeve, projekligjin që synon të ndalojë kontrat e shtetit me kompanitë offshore. Shehaj theksoi se pas këtyre kompanive fshihen politikanë të  nivelit të lartë.

Syri tv

Deputeti i Partisë Demokratike Agron Shehaj, prezantoi  në Kuvend, projetkligjin i cili synon të ndalojë,  kompanitë offshore në Shqipëri dhe kontratat e tyre me shtetin. Në komisionin e ligjeve, Deputeti demokrat,  deklaroi se janë  mbi 1 miliardë euro nga paratë dhe pronat publike që sot shkojnë për kompani guackë.

Shehaj, deklaroi se përfituesit fundorë,  në  këto  kompani offshore,  janë politikanë të rëndësihëm dhe përmes këtij projekgligji synohet të ndalohet kalimi i parave publike, drejt ministrave dhe vetë kryeministrit.  

Deputeti demokrat e cilësoi projekligjin si një nevojë urgjente për të adresuar transparencën e përdorimit të fondeve publike dhe luftën kundër korrupsionit, ndërsa në Shqipëri, në vitet e fundit, ka pasur me mijera raste kur shtetit ka lidhur kontrata koncesionare me kompani guackë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco