Roland Bejko e pranon: Kam kontratë me Sokol Ballën

15:00, 28/03/2023
A+ Aa A-

Kandidati i grupimit ‘Basha-Alibeajt’ për Bashkinë e Tiranës, Roland Bejko, e ka pranuar live në konferencë që ka një kontratë financiare me Sokol Ballën për të qënë i ftuar në televizionin ABC News. 

"Kam një marrëveshje gojore për punën që bëj. Kam zgjedhur të isha i atashuar në një media sepse isha qytetar i lirë. Sot që jam kandidat për kryetar bashkie në bazë të planit të fushatës dhe të komunikimit, do të jem në kontakt me të gjithë televizionet siç kam qenë përpara 1 muaji para se të bëja një marrëveshje me një media", tha Bejko.   

Pak më parë SYRI publikoi një lajm ku thuhej se në listën e personave të atashuar dhe ekskluziv për tu ftuar në studion (në dijenin tonë me pagesë) nga Sokol Balla në ABC News, rezulton të jetë pikërisht edhe Roland Bejko.

Mesa duket kandidati 'pykë' për Bashkinë e Tiranës Roland Bejko nuk e ka problem ta pranoi që është bashkëpunëtor i Sokol Ballës, i cili është protagonist i propagandës së Rilindjes jo me një, por në dy televizione pro-qeveritare, sëpari me emsionin “Real Story” në Report TV në pronësi të Carlo Bollinos dhe si drejtor i linjës editorial të televizioni ABC News.

Me një vëzhgim të thjeshtë të muajve të fundit, Roland Bejko ka qenë i ftuar stabël si në ‘Real Story’ ashtu edhe në studiot e ABC News sa herë aty trajtohen tema për të sulmuar Partinë Demokratike të drejtuar nga lideri i saj Sali Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco