Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Roland Bejko, kandidati 'me honorare' i Sokol Ballës për llogari të Erion Veliajt?

Roland Bejko, kandidati 'me honorare' i Sokol Ballës për llogari të Erion Veliajt?

13:49, 28/03/2023
A+ Aa A-

Grupimi “Basha-Alibeaj” që përmes mekanizmave para-politikë e gjyqësor mori peng vulën dhe logon e Partisë Demokratike, pak ditë më parë vendosi të garojë në Tiranë si kandidat për Bashki, Roland Bejkon!

Vendimi arritit të krijojë të të tjera rrjedhje brenda grupimit që e ka selinë të ish godina e organizatës komuniste e Bashkimeve Profesionale, me deputetët demokratë që e konsiderojnë të papranueshem faktin që dyshja Lulzim Basha-Enkelejd Alibeaj vendosi të nxjerrë kandidat me qëllim çarjen e votës së demokratëve dhe favorizmin e kandidatëve të PS-së disa qytete të Shqipërisë.

Po çfarë ndodh?

Pak ditë më parë e ashtuquajtura “kryesi” e grupimit Basha-Alibeaj vendosi të kandidojë në Tiranë, Roland Bejkon në garën për bashki duke shtuar dyshimet se qëllimi i këtij grupimi nuk është përfaqësimi i vullnetit të demokratëve, por thjeshtë shërbimi i rradhës për interest elekotrale të Edi Ramës. Në një kohë që gara për bashkinë e Tiranës mes Belind Këlliçit dhe Erion Veliajt është bërë e nxehtë dhe sondazhet tregojnë rritjen e kandidatit demokrat përballë dështimit dhe mashtrimeve të njeriut të Edi Ramës, “Basha-Alibeaj”, vendosën ti vijnë në ndihmë edhe njëherë Rilindjes siç kanë bërë disa herë që prej 2021 e deri më sot duke future si pykë në garë një njeri që pak ka lidhje me Tiranën apo edhe më garën elektorale që po zhvillohet në kryeqytet!

Roland Bejko, kandidati me pagesë i Sokol Ballës dhe Erion Veliajt?

SYRI.net ka siguruar komunikimin e brendshëm televizioni ABC News, kur prej disa muajsh drejtimin e politikës editoriale e ka marrë nën kontroll Sokol Balla. Në një pjesë të komunikimi original, rezulton se në listën e personave të atashuar dhe ekskluziv për tu ftuar në studion (në dijenin tonë me pagesë) rezulton të jetë pikërisht edhe Roland Bejko, i cili tashmë pritet të zyrtarizohet si kandidat (pykë) për Bashkinë e Tiranës.

Dihet mirë se cili është roli i Sokol Ballës i cili është protagonist i propagandës së Rilindjes jo me një, por në dy televizione pro-qeveritare, sëpari me emsionin “Real Story” në Report TV në pronësi të Carlo Bollinos dhe si drejtor i linjës editorial të televizioni ABC News. Me një vëzhgim të thjeshtë të muajve të fundit, Roland Bejko ka qenë i ftuar stabël si në ‘Real Story’ ashtu edhe në studiot e ABC News sa herë aty trajtohen tema për të sulmuar Partinë Demokratike të drejtuar nga lideri i saj Sali Berisha.

Në të gjithë këto dalje, Roland Bejko nuk ka qoftë edhe një rast të ketë sulmuar as qeverinë e Edi Ramës e aq më tepër sundimin grabitqar të Erion Veliajt në Bashkinë e Tiranës.

Ndërsa dihet botërisht se të dy këto media, Report TV dhe ABC News janë “pararoja” propagandistike e cila ka si objektiv kryesor shërbimin editorial pa kushte ndaj kandidatit të PS-së për kryebashkiak të Tiranës, Erion Veliaj dhe vetë Rilindjes së Edi Ramës.

Paratë për Rilindjen nuk janë problem, duhen thjeshtë “PROFESIONISTË”

Në Rilindjen e Edi Ramës ka një postulat të pashkruar i cili thotë se, “dikush që nuk blihet me para, blihet me më shumë para”. Më shumë se njëherë është vërtetuar se kompani të lidhura me grupimin “Basha-Alibeaj” siç është “Shkëlqimi 07” në pronësi të familje së Agron Kapllanit, një tjetër figurë e grupimit në fjalë, marrin rregullisht tendera nga bashkitë e drejtuar nga socialistët si në Tiranë, Fier dhe sëfundmi në Berat.

Ne nuk mund të themi nëse ndonjë thërrime nga këto miliona të Rilindjes mbërrin edhe në xhepin e kandidatit të “Basha-Alibejaj”, Roland Bejko. Ama sms-ja e siguruar nga komunikimi i brendshëm i ABC News, na bën të besojmë se Roland Bejko nuk është thjeshtë veçse kandidati “me honorare” i Sokol Ballës, qartazi i futur në garën elektorale të Tiranës për llogari të Erion Veliajt!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco