‘Atentati mafioz te TCH s’do zbardhet sepse nuk duan që të hapet puseta’

‘Atentati mafioz te TCH s’do zbardhet sepse nuk duan që të hapet puseta’

09:34, 28/03/2023
A+ Aa A-

Atentati mafioz ndaj Top Channel ka tronditur opinionin publik. Një roje u vra, ndërsa mediat kanë nisur që tani të përhapin pista që mund t’ia lënë fajin të ndjerit që vdiq me një 5-lekësh në xhep. Por aktivisti Altin Goxhaj shkruan se ky atentat mafioz nuk do zbardhet ndonjëherë.

Postimi i plotë i Altin Goxhajt:

JA PËRSE ATENTATI MAFIOZ TEK TOPI NUK DO ZBARDHET ASNJËHERË SEPSE PO U HAP PUSETA, DO QELBTE GJITHË DYNJANË

Atentati i tipit mafioz për t’u dhënë mesazhe pronarëve të vjetër dhe të rinj, duke ekzekutuar qëllimisht rojën për të treguar se e kanë seriozisht, ka 3 opsione:

-I pari (më i mundshmi se lloji i sulmit ndodhi në formën, vendin dhe kohën përkatëse) që lidhet me ndryshimin e pronësisë dhe mosmarrëveshje mafioze për detyrime të vjetra apo që prodhon ky ndryshim.

–I dyti dhe shumë pak i mundshëm, gati mikroskopik, mund të jetë për ndonjë dosje investigative (s’ka asnjë të dhënë për këtë).

-I treti, me zero shanse, që target të ishte një njeri i pafuqishëm si roja i ndjerë që humbi jetën me 50 L të vjetra në xhep!

Pra, hetimi për autorët e krimit të poshtër që i mori jetën një fatkeqi (duke e ekzekutuar si peng terrori ndaj targetit real) do duhej të niste me pistën më të mundshme, d.m.th me atë të ndryshimit të pronësisë përfshi çdo të dhënë dhe marrje në pyetje të çdo kujt që ka lidhje direkte apo indirekte me rolin apo pasojat e ndryshimit të pronësisë.

Pra i bie që të zbardhet deri në detaje edhe vetë procedura e transaksionit real (9 milionë dollarë është shitur një pronë që vlen mbi 50-100 milionë dollarë) por edhe zbërthimi i origjinës së pronarëve që fshihen pas parajsave fiskale d.m.th t’i hiqet kapaku pusetës së pushtetit.

Por a mund ta hetojë kjo drejtësi e kapur këtë biznes aleat dhe në shërbim të Soros, Ramës dhe Veliajt që prej 15 marsit 2003 dhe që qartas kalimi i pronësisë lidhet pikërisht me këta aktorë për shkak se çdo ndryshim u krye me miratimin dhe mbulimin e tyre të heshtur në dukje, dhe duke iu referuar halleve të vitit të fundit me rolin përherë e më të dukshëm të Veliajt dhe konflikteve me Ramën.

Ndaj dhe atentati që i mori jetën një qytetari të thjeshtë dhe të varfër, nuk mund të zbardhet prej vërteti në asnjë mënyrë, sepse hetimi do t’i hiqte kapakun pusetës së Top kanalizimit nga kryeministria e deri tek bashkia dhe gjithë metastazave të oktapodit mafioz Sorosian të Rilindjes, që po mbyt Shqipërinë.

Pra harrojeni se do zbardhet ndonjë gjë... thjesht shou dhe versione fake të prodhuara nga zyra e Endri Fugsit!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco