Duhet të ishin para SPAK, Rama i kandidon në 14 maj, dalin emrat e PS

Duhet të ishin para SPAK, Rama i kandidon në 14 maj, dalin emrat e PS

21:19, 25/03/2023
A+ Aa A-

Edi Rama e ka të pamundur të distancohet nga korrupsioni dhe inkriminimi, fenomene të cilat i ka instaluar në çdo qelizë të qeverisjes së tij. 

Për zgjedhjet e 14 majit sërish rikandidoi një mori kandidatësh të cilët kanë probleme të theksuara me ligjin. 

Ata që duhet të ishin përpara SPAK, Rama u jep "imunitet" dhe i kandidon për zgjedhjet vendore. 

Janë plot 40 kryebashkiakë aktualë, një pjesë e mirë e tyre kanë shkuar njëherë në SPAK, ose u është referuar dojsa në Prokurori për tendera të dyshimtë dhe abuzime me detyrën. 

Dhe nuk janë pak kryebashkiakët në detyrë të cilët janë marrë në pyetje nga prokurorët e SPAK, apo janë kallëzuar njëherë të vetme. 

Mjafton të kujtojmë Armando Subashin për inceneratorin e Fierit dhe Gledian Llatja për djegësin e Elbasanit, dosjet për të cilët tashmë ndodhen në duart e prokurorëve të SPAK dhe nuk është çudi që një ditë ata të kenë fatin e Lefter Kokës apo Alqi Bllakos.  

Edhe Emirjana Sako e bashkisë së Durrësit ndodhet në të njëjtën valle, atë të inceneratorëve, për pagesat e paligjshme që i janë kryer Klodian Zotos. Po ashtu, për Sakon ka akuza të forta edhe lidhur me rindërtimin, proces të cilin qeveria e ktheu në instrument politik dhe votash, teksa sot dhjetëra familje ndodhen ende pa strehë mbi kokë. Tenderat e bashkisë së Durrësit me flamur të kuq janë diçka e zakonshme dhe ndoshta SPAK nuk e ka parë të udhës të shfletojë ndonjë prej tyre, se çfarë bëhet në realitet. 

Për kryetarin e bashkisë së Krujës, Artur Bushi, në SPAK ka plot 7 kallëzime ndaj tij për një mori shkeljesh në ushtrimin e detyrës, që nga tenderat abuzivë e deri te punësimet në shkelje me ligjin. 

Qerim Ismailaj i Mallakastrës rrezikon të bëjë 1 vit burg, aq sa kërkoi SPAK për fshehje, në formularin e vetëdeklarimit, të dënimit me 3 vite burg në Greqi. Ismaili akuzohet se falsifikoi formularin e dekriminalizimit. Rama e rikandidon për një tjetër mandat. 

Nuk mbeten jashtë rrjetës së korrupsionit edhe kryebashkiaku i Kolonjës, Erion Isai për të cilin SPAK ka një dosje të tërë me përgjime; ai i Matit, Agron Malaj, për tendera klienteliste; Tërmet Peçi, kryetari i bashkisë Tepelenë, për dhënie leje ndërtimi në shkelje me ligjin.

Dhe "qershia mbi tortë" e emrave të rikandiduar nga Edi Rama është Erion Veliaj. I përfshirë në aferën e inceneratorit të Tiranës, por ende SPAK nuk e ka thirrur edhe pse firma e tij ndodhet kudo, në çdo dokument që nga studimi i fizibilitetit, autorizimi, leja e pagesat miliona euro, të cilat vazhdojnë edhe sot e kësaj dite, drejt pronarëve fantazmë të inceneratorëve. Ka firmosur mijëra leje ndërtimi duke shpërfillur ligjin, planin urbanistik të kryeqytetit e trashëgiminë kulturore. Ndaj Veliajt ka padi në SPAK edhe për shembjen e Teatrit. Për të mos përmendur qindra tendera fiktivë, ose e thënë ndryshe tendera ku ndahen paratë, që firmosen çdo ditë në tryezën e kryebashkiakut në largim.  

Me sa duket, të vetmit që Edi Rama nuk mundi të kandidojë nga kryebashkiakët që e kanë kthyer SPAK-un në shtëpi të dytë, janë Lefter Alla i Bulqizës dhe Fatos Tushe, për faktin e vetëm se janë prapa hekurave...

Kandidatët e PS

SHKODËR
Bashkia Shkodër  - Benet Beci
Bashkia Fushë-Arrëz - Fran Tuci
Malësi e Madhe - Tonin Marinaj
Bashkia Pukë - Gjon Gjonaj
Bashkia Vau i Dejës – Kristjan Shkreli

ELBASAN
Bashkia Elbasan - Gledian Llatja
Bashkia Belsh - Arif Tafani
Bashkia Cërrik - Andis Sala
Bashkia Gramsh – Besjan Ajazi
Bashkia Librazhd - Mariglen Disha
Bashkia Prrenjas - Nuri Belba
Bashkia Peqin - Bukurosh Maçi

DIBËR
Bashkia Bulqizë - Festime Mjeshtri
Bashkia Peshkopi – Rrahim Spahiu
Bashkia Klos - Valbona Kola
Bashkia Mat - Agron Malaj

LEZHË
Bashkia Kurbin - Majlinda Cara
Bashkia Lezhë - Pjerin Ndreu
Bashkia Mirditë - Ndrec Deda

TIRANË
Bashkia Tiranë - Erion Veliaj
Bashkia Kamëz - Rakip Suli
Bashkia Kavajë - Redjan Krali
Bashkia Vorë - Blerim Shera
Bashkia Rrogozhinë - Edison Memolla

BERAT
Bashkia Berat - Ervin Demo
Bashkia Kuçovë – Kreshnik Hajdaraj
Bashkia Poliçan - Adriatik Zotkaj
Bashkia Skrapar - Adriatik Mema
Bashkia Dimal - Juljana Memaj

GJIROKASTËR
Bashkia Gjirokastër - Flamur Golemi
Bashkia Tepelenë - Tërmet Peçi
Bashkia Dropull - Dhimitraq Toli
Bashkia Këlcyrë - Klement Ndoni
Bashkia Libohovë - Leonard Hide
Bashkia Memaliaj  - Gjolek Guci
Bashkia Përmet  - Alma Hoxha

KORÇË
Bashkia Korçë – Sotiraq Filo
Bashkia Kolonjë – Erion Isai
Bashkia Devoll – Eduard Duro
Bashkia Maliq – Gëzim Topçiu
Bashkia Pogradec – Ilir Xhakolli
Bashkia Pustec – Pali Kolefski

KUKËS
Bashkia Has – Halit Mulaj
Bashkia Kukës – Safet Gjici
Bashkia Tropojë – Rexhë Byberi

DURRËS
Bashkia Durrës  - Emiriana Sako
Bashkia Krujë -  Artur Bushi
Bashkia Shijak - Elton Arbana

FIER
Bashkia Fier -  Armando Subashi
Bashkia Divjakë - Josif Gore
Bashkia Lushnje - Eriselda Sefa
Bashkia Mallakastër - Qerim Ismaili
Bashkia Patos - Fatjon Duraj
Bashkia Roskovec - Majlinda Bufi

VLORË
Bashkia Vlorë –  Ermal Dredha
Bashkia Selenicë - Nertil Bellaj 
Bashkia Delvinë - Besmir Veliu
Bashkia Finiq - Romeo Cakulli
Bashkia Himarë - Jorgo Goro
Bashkia Konispol - Erges Dule 
Bashkia Sarandë - Olti Caci

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco