Raporti i DASH/ Bumçi: Është dëmtuar demokracia dhe media! Flitet për inceneratorin e Tiranës

16:47, 21/03/2023
A+ Aa A-

Anëtari i Kryesisë së PD-së Aldo Bumçi, i ftuar në Edicionin e Pasdites në SYRI TV me moderatoren Armela Ferko, ka folur për raportin e DASH.

Bumçi ka theksuar se gjuha e këtij raporti është më kritike se raportet e tjera pasi ka dëmtuar demokracinë dhe lirinë e medias në Shqiëpri.

Gjithashtu Bumçi u ndal edhe te korrupsioni i cili është përhapur në të gjitha nivelet qeverisëse, konkretisht në mënyrë specifike korrupsioni i inceneratorëve duke përmendur edhe Tiranën, inceneratori që mungon dhe shuma e tre inceneratorëve që i referohet është 271 milionë euro korrupsion.

‘Këtu përmendet inceneratori i Tiranës ku përfshihet drejtpërdrejtë Bashkia e Tiranës dhe Erion Veliaj’, u shpreh Bumçi.

Bumçi: Ky raport ka një gjuhë më kritike. Edhe raportet e tjera kanë pasur problemet e rënda të vendit që lidheshin me krimin e organizuar dhe pastrimin e parave por ky raport prek të gjitha çështjet që kanë shqetësuar dhe dëmtuar demokracinë dhe lirinë e medias në Shqipëri.

Flitet për një korrupsion të përhapur në të gjitha nivelet e qeverisjes. Përmendet në mënyrë specifike korrupsioni i inceneratorëve duke përmendur edhe Tiranën, inceneratori që mungon dhe shuma e tre inceneratorëve që i referohet është 271 milionë euro korrupsion.

Nuk kemi dijeni për hetim në inceneratorin e Tiranës pasi hetimet janë për dy inceneratorët e mëparshëm. Këtu përmendet inceneratori i Tiranës ku përfshihet drejtpërdrejtë Bashkia e Tiranës dhe Erion Veliaj.

Përmendet çështja e mediave konkretisht Neës24 dhe hedhja në erë e bizneseve të pronarit të këtij mediagrupi. Flitet për një media të frikësuar dhe në presion që pushteti ka përdorur të gjitha mediat për ta nënshtruar median e lirë. Ka media të lira por jo të pavarura për shkak të interesave të pronarëve të tyre.

Gjyqësori dhe zgjedhjet janë dy pikat e tjera të raportit që janë shumë shqetësuese nga ana e amerikanëve.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco