Raporti i DASH, Lela: Hedh një dritë jo pozitive mbi ambasadoren e SHBA në Tiranë

21:20, 20/03/2023
A+ Aa A-

Gazetari dhe analisti Alfred Lela, duke folur në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV gjatë diskutimit për raportin e Departamentit të Shtetit, është shprehur se gjuha e përdorur në këtë dokument është ndër më të ashprat e viteve të fundit.

Lela u shpreh se gjuha e përdorur në raport, hedh një dritë jo pozitive mbi ambasadoren aktuale të SHBA-së në Tiranë.

‘Gjuha e raportit që është ndër më të ashprat të viteve të fundit dhe marr gjuhën e ambasadës dhe ambasadores. Nuk kanë përputhje kërkund.

Gjuha, statuset në Tëitter në Facebook të ambasadores janë sikur ne jetojmë në Danimarkë, kurse raporti flet për atë që me gjithë mend është Shqipëria; një vend me plot probleme, demokraci hibride, probleme të autoritarizmit, korrupsionit, probleme të mëdha të medias e me radhë. Kjo mospërputhje më bën përshtypje dhe besoj se hedh një dritë jo pozitive mbi ambasadoren aktuale të SHBA në Tiranë e cila flet me dy gjuhë.

Ka një gjuhë tjetër për këtu dhe ka një gjë tjetër për të thënë në raportin që çojnë tek institucioni që përfaqëson atë.

E sigurtë që raporti nuk është ‘copy paste’ dhe Rama nuk e thotë dot këtë. Përmendja e Agron Shehajt dhe medieve në pronësi të Hysenbelliut, janë raste që kanë bërë zhurmë dhe janë kapur. Por nuk janë vetëm portalet dhe mediat që kanë censurë, por thotë për ndikim të drejtpërdrejtë të qeverisë. Është qeveria që pamendet në fillim për shtrembërimin e peizazhit mediatik të vendit.

Një gjë tjetër me të cilën qeveria është krenuar, nuk ka patronazhistë, i duam patronazhistët, të dhënat personale janë të përmendura në raport’, theksoi gazetari Alfred Lela në SYRI TV.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco