Takimet me qytetarët/ Ledina Alolli: 3 mujori i parë i qeverisjes sonë është përmirësimi i infrastrukturës

Takimet me qytetarët/ Ledina Alolli: 3 mujori i parë i qeverisjes sonë është përmirësimi i infrastrukturës

19:11, 20/03/2023
A+ Aa A-

Kandidatja e opozitës për  kryetare bashkie në Korçë, Ledina Alolli ka vijuar turin e saj të takimeve me qytetarët. Allolli është ndalur në fshatin Goskovë në njësinë administrative Voskop nga ku përsëri ka denoncuar mungesën e infrastrukturës në zonat rurale.

Gjatë bashkëbisedimit me të banorët ngritën problemin kryesor që shoqëronte Goskovën prej vitesh e cila ishte mungesa e ujit. Banorët theksuan se Goskova ishte lënë në harresë nga Bashkia e Korçës ku  edhe pse ishte vetëm disa kilometra larg qytetit duhet të vuante akoma mungesën e kanalizimeve.

Alolli shpalosi tek banorët programin e saj si kryetarja e ardhshme e Bashkisë, teksa u zotua se  në tre mujorin e parë të qeverisjes sonë, do të vihet në jetë plani për përmirësimin e infrastrukturës dhe asfaltimin e rrugëve

Postimi i Alollit:

Në Goskovë, në një përballje me realitetin ku administrata në pushtet vjen një herë në katër vjet për të premtuar dhe për të lyer me bojë një realitet therrës.

Harron, kjo administratë, që dy duar të mbushura plot me premtime të pambajtura, janë dy duar bosh!

Dy duar bosh, për të lënë në harresë dhe braktisje një komunitet me njerëz të mirë e të thjeshtë, punëtorë e të nderuar, që japin shumë e nuk marrin asgjë në këmbim!

Një administratë me duar bosh, fjalë bosh, premtime bosh!

Nga këtu, e në çdo takim tjetër që do të mbaj me banorët e Bashkisë Korçë, do ta vendos në plan të parë fjalën dhe fytyrën time. 

Në Goskovë, ku asfalti është i lënë në mëshirë të fatit, e balta është firma dhe vula e kësaj administrate bashkiake! Që në tre mujorin e parë të qeverisjes sonë vendore, do të vihet në jetë plani për përmirësimin e infrastrukturës dhe asfaltimin e rrugëve.

14 maji po afron. “Së Bashku fitojmë”, për ndryshimin që vjen falë votës së secilit prej nesh!

#14maj

#BashkëFitojmë

#ZëriYtSjellNdryshim

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco