Burimi: Raporti i DASH me probleme, indirekt po mbron skandalet e Ramës

18:43, 20/03/2023
A+ Aa A-

Publicisti, Genc Burimi i ftuar në emisionin Taske Force në Syri Tv me gazetaren, Sonila Meço është shprehur se raporti i DASH ka shumë mangësi dhe se ka sulmuar mediat që janë kritike me qeverinë.

Ndër të tjera Burimi ka theksuar se DASH po bëhet tellal i një teze të rëndësishme të Ramës ku sipas saj shumica e mediave janë gjobvënese.

Fjala e Burimit:

Ky raporti që DASH ka publikuar sot nuk ka asgjë revolucioner, përkundrazi bëhet tellal i një teze të rëndësishme të Ramës ku shumica e mediave përdoren si gjobvënese. Nuk e di se ku e gjen DASH këtë kurajo që të publikojë këtë gjë. Në këto fjali DASH po sulmon mediat që i bien në qafë Ramës duke i cilësur si gjobvënëse.

Shoh në këtë raport se sulmon tre mediat kryesore si News 24, Syri dhe Ora News. Përse DASH nuk përmend gjuhën fyese që Rama përdor ndaj gazetarëve duke i cilësuar kazan. Kjo administratë është në një situatë shumë kaotike sepse shkojnë e nxjerrin Berishën nongrada pa asnjë provë dhe Ramën në krahun tejtër mbrojnë korrupsionin e Ramës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco