Vetëm disa javë përpara zgjedhjeve lokale, një raport i Departamentit të Shtetit për të Drejtat e Njeriut hedh akuza të forta ndaj qeverisë edhe në këtë drejtim.
Kështu, fillimisht thuhet se korrupsioni është shumë i përhapur në qeveri, organet e zbatimit të ligjit dhe institucionet bashkiake.
Jo më kot theksi vihet te bashkitë, të cilat drejtohen nga socialistët dhe që kanë prodhuar disa skandale të mëdha. Madje aq e korruptuar është administrata bashkiake, sa ekspertët thonë se çdo kryebashkiak socialist është për pranga.
Por në prag të zgjedhjeve, DASH risjell në vëmendje problemet e mëdha zgjedhore në Shqipëri, duke cituar një raport të monitoruesve ndërkombëtarë për zgjedhjet e vitit 2021.
“Partia në pushtet kishte avantazhe të rëndësishme nga pozita e saj në detyrë, duke përfshirë kontrollin e saj mbi administratat lokale dhe nga keqpërdorimi i burimeve administrative. Kjo u përforcua nga pasqyrimi pozitiv i institucioneve shtetërore në media,” thuhet në raport.
“Misioni theksoi gjithashtu disa mangësi, duke përfshirë pretendimet e besueshme për blerje të përhapura të votave nga partitë politike dhe nxjerrjen dhe përdorimin e paligjshëm të të dhënave të ndjeshme personale,” thekson raporti.
Por edhe pse asgjë nuk ka ndryshuar në këtë drejtim, një zyrtar i DASH tha sot se nuk ka informacione për zgjedhjet lokale në Shqipëri.
Megjithatë Escobar shtoi se Shqipëria duhet të mbajë zgjedhje të lira.
© SYRI.net