Berisha: Ndërtojnë rrugë me 24 mln euro km. Kjo është një qeveri që vjedh, vjedh dhe vetëm vjedh!

18:36, 20/03/2023
A+ Aa A-

Kryetari i PD, Sali Berisha akuzon qeverinë për vjedhje me tenderat e rrugëve. 

Nga Rrogozhina ku prezantoi kandidatin e koalicionit "Bashkë Fitojmë", Ndriçim Hoxha, Berisha tha se në Shqipëri 1 km rrugë kushton 24 mnln euro. 

Sipas tij, kjo është një qeveri që vetëm vjedh. 

"Po si ka mundësi që ky njeri të mos mendojë për qytetarët. Çdo qindarkë që mblidhet është e juaja, çdo borxh që merret do të paguhet nga djersa juaj. Pra duhet të ju kthehet ju në një mënyrë apo në një tjetër. Çfarë ndodh? Paratë që merren borxh, që u vilen ju me taksa, që u grabiten me gjoba, që të gjitha në masën 80-90% vidhen, vidhen dhe vetëm vidhen. Vidhen të dashur qytetarë sepse për ndërtimin e një kilometri rrugë në fushë, e cila në vendet më të pasura në Europë kushton maksimumi 2-3 mln euro. Në Shqipëri 24 mln euro, në Shqipëri kushton kaq sepse vidhen në çdo kilometër 20 mln euro, pra vidhet 8 fishi i çmimit me të cilin ndërtohet.  

Kjo ndodh përsëri me shkollat. Kjo ndodh me çdo punë publike që kryhet me paratë tuaja. Rrugët anësore Lekaj-Fier, ndërtohen me 2 herë gjysëm më shtrenjtë seç është ndërtuar rruga kryesore autostrada. Po pse kjo? Vidhen, vidhen dhe vetëm vidhen. 
 
Nëqoftëse kjo qeveri nuk do të kryente punë publike me çmime 6-10 herë në të larta rrogat tuaja do të ishin më të së paku trefishuar. Ju jeni dëshmitarë. Ne në vitin 2005-2013, rrogat, pensionet i dyfishuam, por ndërkohë ndërtuam 11 mijë kilometra rrugë, sepse ne nuk ndërtonim rrugë në fushë me 24 mln euro. Rrugën në fushë ne e ndërtonim me 1-2 mln euro dhe këto janë të vërtetueshme. Ne nuk ndërtonim një shkollë me 6 mln euro, sepse në të gjitha manualet e ndërtimit në SHBA dhe botë, shkolla ndërtohet me 700 mijë euro. Dhe nëse shkolla ndërton siç bën zdromsi i Tiranës, ndërton shkollën me 6 mln euro, ai vjedh aty të paktën 80% të fondit. 

Si ka mundësi, a duhet të ishte qëllim kryesor, a duhet të jetë qëllim kryesor i një njeriu të votuar nga ju, një njeriu që i keni dhënë besimin, i një deputeti, i një kryebashkiaku, i një ministri i një kryeministri, mëkëmbja juaj, mirëqenia juaj, përmirësimi i jetës tuaj. Nëse ai ka ndjenjat minimale njerëzore ky dhe vetëm ky duhet të jetë qëllimi kryesor i tij dhe i ka të gjitha mjetet për të ju përmbajtur asaj. 

Kurse këta jo. Për këta ju jeni qenie inferiore, të përçmuara. Po pse ju konsiderojnë të tillë ata. Vetëm e vetëm se ju vjedhin. Është raporti. Këta qeveritarë kanë me ju, raportin që ka hajduti me viktimën. Mos e harroni këtë. Se vetëm një njeri që ka një raport të tillë, mund ti lejojë vetes të udhëtojë me çarter me dhomë gjumi, 22 mln euro, pavarësisht se e di që ai pensionisti nuk arrin të marrë as gjysmën e ilaçeve që i duhen.  

Një njeri që ka përçmim për qytetarët dhe thotë ata kështu janë mirë, mirë e kanë. Blen vazo për oborrin e tij 4 mln euro. Nuk kam dëgjuar kurrë një kryeministër që të bëjë një gjë të tillë. Sepse në ato 4 mln, 3 të paktën i vjedh dhe vetëm i vjedh", tha Berisha. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco