'Berisha u sanksionua nga Rama-McGonigal'/ Ish e dashura e zyrtarit të FBI: Është vetëm maja e ajsbergut

'Berisha u sanksionua nga Rama-McGonigal'/ Ish e dashura e zyrtarit të FBI: Është vetëm maja e ajsbergut

16:45, 20/03/2023
A+ Aa A-

Gazeta e njohur amerikane, Washington Examiner, në një artikull të publikuar ditën e sotme, hodhi dritë mbi fakte të reja rreth megaskandalit Rama-McGonigal

Gazetari John Schindler shkruan se agjenti i lartë i diskredituar i FBI-së, Charles McGonigal, është përfshirë në një skemë gjobëvënie në Shqipëri.

I implikuar në skemë është edhe kryeministri shqiptar Edi Rama. Ai përmendet plot 14 herë në aktpadinë e Departamentit Amerikan të Drejtësisë. 

Schindler shkruan gjithashtu se SHBA po bën një sy qorr, edhe pse Edi Rama ka ngritur një narkoshtet në Shqipëri. 

Madje, Washington Examiner akuzon edhe ambasadoren e SHBA në Tiranë, Yuri Kim se është përfshirë në skandalin e goditjes së Sali Berishë dhe favorizimit të Edi Ramës. 

Artikulli i Washington Examiner është shpërndarë edhe nga gazetarja e Uashington Post, Miranda Devine. Ajo akuzon administratën e Joe Biden se mbron narkoshtetin e Edi Ramës dhe sanksionon kundërshtarin e tij politik, duke ngritur edhe pikëpyetje se pse e bën ai një gjë të tillë.  

Image

 

Mirëpo, postimi që ka marrë vëmendje ka qenë shënimi ai i ish të dashurës së Charles McGonigal. 

Allison Guerriero shkruan në Tëitter se ajo që është publikuar në mediat e mëdha amerikane është vetëm maja e ajsbergut e asaj që ka bërë Charles McGonigal, të cilin ajo pretendon se e njeh mirë për shkak të bashkëjetesës prej 18 muajsh, dhe Edi Ramës. 

"Vetëm maja e ajsbergut, Miranda. Më beso për këtë. Unë jam ajo që kam jetuar me të kur ai gënjeu se ishte divorcuar dhe unë jetova me të për 18 muaj. Thirrja ime si dëshmitare nga Juria e Madhe shkon në shumë më tepër se sa kjo. #CharlesMcGonigal #FBI #tradhtar #Ballkani #Shqiperi", ka shkruar Guerriero. 

Image

Pas nisjes së hetimeve nga FBI për Charles McGonigal, është thirrur për të dhënë dëshmi edhe ish-partnerja e tij, Allison Guerriero. 

Guerriero ka qenë personi i parë që ka zbuluar kontaktet e McGonigal me Edi Ramën, pasi sicc është shprehur ajo në një intervistë, kryeministri shqiptar dhe ish-agjenti i FBI flisnin çdo ditë në telefon. 

Në shtëpinë e tyre në New York, ajo kishte zbuluar në një moment edhe një çantë me dollarë, për të cilën McGonigal ishte justifikuar se i kishte fituar në një bast sportiv. 

Por në momentin që raporti i tyre nuk po shkonte mirë, për shkak se McGonigal e kishte gënjyer për divorcin me bashkëshortin e tij, Allison Guerriero nis një email te zyrat e FBI ku kërkon që të hetohet veprimtaria e McGonigal me Edi Ramën. 

Agjentët e FBI mbërritën në shtëpinë e saj me foton e Edi Ramës në dorë duke e pyetur nëse ishte personi që komunikonte me McGonigal. 

Allison Guerriero e quan Edi Ramën si personin më të korruptuar për të cilin ajo ka dëgjuar ndonjëherë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco