Gjykata zbulon si e torturoi Erion Veliaj për 4 vjet, një foshnjë me autizëm

13:22, 20/03/2023
A+ Aa A-

Dy prindër të një fëmijë me autizëm kanë arritur të fitojnë një betejë të gjatë gjyqësore e të dhimbshme kundër kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili për 4 vjet rresht e la pa asnjë mbështetje të voglin e tyre.

Kërkesa e prindërve ishte fare e thjeshtë: një mësues kujdestar për këtë fëmijë me nevoja të veçanta qoftë edhe 5 orë në javë, që bashkia e Tiranës nuk pranoi kurrë t’ia jepte, ç'ka çoi në regresin e tij. 

Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë e Lirisë dhe kandidatja për Këshillin Bashkiak të Tiranës, Silva Caka, e denoncoi tërë këtë ngjarje të trishtë të lidhur me të ashtuquajturin “Lali Eri”  dhe të gjitha imazhet e montuara të kryebashkiakut të Tiranës me fëmijët i cilësoi si “pedofili mediatike”

“Erion Veliaj, i pashpirti që bën sikur i këput shpirti për fëmijët e shqiptarëve, jo vetëm i vjedh ata, por edhe i keqtrajton duke ua mohuar të drejtat themelore që ua ka garantuar Kushtetuta, - tha Caka. - Dy prindër të një fëmijë në spektrin e autizmit kanë nisur një betejë të jashtëzakonshme ligjore e cila në përfundim është fituar nga ana e prindërve por me kosto shumë të madhe për fëmijën dhe për ata vetë.

Prindërit e fëmijës që vuan nga autizmi nuk kanë kërkuar asgjë më shumë sesa një të drejtë themelore për fëmijën e tyre, atë të edukimit të fëmijës së tyre nëpërmjet caktimit të një mësueseje ndihmëse e cila do ta ndihmonte fëmijën në procesin e integrimit njësoj si shokët e grupit të tij.

Fëmija është paraqitur edhe përpara komisionit multidisiplinor mjekësor, i cili ka rekomanduar që i mituri të asistohet nga një mësues shtesë të paktën 5 orë në javë. Por Drejtoria e Çerdheve dhe Kopshteve në bashkinë e Tiranës nuk e merr në konsideratë rekomandimin e ekspertëve, por nëpërmjet “ekspertëve” të bashkisë që dinë vetëm të vjedhin dhe të mashtrojnë, vendosin që fëmijës i mjafton mësuesja shtesë apo ndihmësja vetëm një orë në javë.

Prindërit e kanë vijuar betejën e tyre duke iu drejtuar Komisionerit Kundër Diskriminimit, i cili në vendimin e prillit 2020 ka konstatuar se Drejtoria e Çerdheve në bashkinë e Tiranës nëpërmjet vendimmarrjes së paarsyetuar,  e ka diskriminuar fëmijën me autizëm.

Madje, Komisioneri ka konstatuar se nga ana e zyrtarëve të bashkisë së Tiranës nuk ka pasur asnjë bashkëpunim duke mos iu përgjigjur herë pas here shkresave të Komisionerit për informacion.

Bashkia e Tiranës nuk bashkëpunon me Komisionerin dhe as me familjen sepse nga ata nuk marrin asgjë, ama janë shumë të zënë duke dhënë leje ndërtimi për kulla dhe firmosur për inceneraotrin e Tiranës sepse aty ka lekë pa masë për Erion Veliajn.

Beteja ka vazhduar edhe në Gjykatën Administrative të Tiranës ku prindërit kanë fituar të drejtën e tyre dhe është konstatuar nga ekspertët se ky refuzim për caktimin e mësueses ndihmëse ka sjellë regres në zhvillimin e fëmijës.

Për fat të keq nuk mbaron me kaq.

Monstra Erion Veliaj është shembulli më i mirë i shprehjes e keqja nuk ka fund, sepse me shpirtligësinë më të madhe vendos që ta zvarrisë akoma dhe më shumë çështjen e kësaj familjeje duke bërë ankim në Gjykatën e Apelit Administrativ.

Prindërit fatmirësisht e fitojnë betejën edhe në Gjykatën e Apelit por kanë kaluar ndërkohë katër vite që për zhvillimin e një fëmijë me spektrin e autizmit ka një kosto shumë të madhe.

Bashkia e Tiranës e drejtuar nga Erion Veliaj ka marrë njollën më të zezë në histori me këtë vendim të dhënë nga Gjykata e Apelit Administrative duke treguar se fotot dhe kronikat e montuara të Veliaj me fëmijët nuk janë asgjë tjetër përveçse një pedofili mediatike, sepse në të vërtetë ai dhe vartësit e tij nuk duan t’ia dinë për fëmijët e shqiptarëve.”  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco