Skandali me Aktivistin/ Berisha, thirrje administratës: Mos u bëni pjesë e mega-krimit elektoral

Skandali me Aktivistin/ Berisha, thirrje administratës: Mos u bëni pjesë e mega-krimit elektoral

12:28, 20/03/2023
A+ Aa A-

Në konferencën e të hënës, kryetari demokrat, Sali Berisha deklaroi se aplikacioni Aktivisti është një aplikacion i dënueshëm në ligjin kombëtar dhe ndërkombëtar.

Ai u bëri thirrje punonjësve të administratës të mos bëhen pjesë e mega-krimit elektoral me anë të këtij aplikacioni.

“Jam sot para jush për t’u bërë thirrje të gjithë punonjësve të administratës, të mos bëhen pjesë e mega-krimit elektoral të përdorimit të Aktivistit për qëllime të mbështetjes së pushtetit të krimit.

Aktivisti është një aplikacion i dënueshëm në ligjin kombëtar dhe ndërkombëtar.

Ai është i dënueshëm në ligjin kombëtar, sepse është dëshmi flagrante e shndërrimit të narkoshtetit të Edi Ramës në një narkoshtet elektoral. Pra, shndërrimin në një makineri të dhunimit masiv të votës nëpërmjet ndikimeve të paligjshme.

Ai është në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar sepse shkel rregullat themelore të rrjeteve sociale, sepse po përdoret si një mjet terrori mbi qytetarët shqiptarë, mbi zgjedhësit shqiptarë.

Duke denoncuar përpara jush, njoftoj gjithashtu se PD do të ndërmarrë të gjithë hapat ligjore ndaj këtij instrumenti terrori, si brenda vendit, ashtu edhe në institucionet respektove, pranë rrjeteve sociale ku përdoret ky aplikacion antiligjor,” tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco