SYRI TV/ Njësia nr.9 në Tiranë me rrugë të shkatërruara, zëdhënësja e fushatës së Këlliçit me banorët

12:11, 20/03/2023
A+ Aa A-

Njësia administrative nr. 9  në kryeqytet është me rrugë të shkatërruara, e ndotur dhe në mungesë të ujit të pijshëm.  Zëdhënësja e Fushatës së  opozitës për bashkinë e Tiranës, Silvi Bardhi dhe kryetarja e degës së PD në këtë njësi, zhvilluan një bashkëbisedim me banorët e zonës, të cilët  thanë se përfaqësuesit e bashkisë shkojnë vetëm për të marrë vota dhe pastaj zhduken pa ofruar asnjë zgjidhje.

Nga SYRI TV

Banorët e njësisë administrative nr. 9 në kryeqytet ankohen për mungesën e infrastrukturës, të ujit të pijshëm dhe ndotjen masive të zonës. Gjatë bashkëbisedimit me zëdhënësen e Fushatës së opozitës për bashkinë e Tiranës, Silvi Bardhi, ata u shprehen se rrugët dytësore të kësaj zone janë të shkatërruara ndërsa u theksua se përfaqësuesit e bashkisë shkojnë  vetëm për të marrë  vota, dhe nuk ofrojnë asnjë zgjidhje.

Kryetarja e degës së PD, Eda Grimci për njësinë administrative 9, tha se bashkia hedh asfalt elektoral për të mashtruar qytetarët. Ajo akuzoi kryebashkiakun Erion Veliaj se  kujdeset vetëm për fasadat dhe se gjendja në kryeqytet është shumë larg asaj që propagandohet.

Ndonëse prej prej 11 vitesh  në këtë njësi, është shtruar rrjeti i ujësjellësit,  banorët thonë se në shtëpitë e tyre nuk kanë ujë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco