Nuk deklaroi dënimin me burg në Greqi/ Për Ballën nuk ka problem: Ismailaj do rikandidojë më 14 maj

Nuk deklaroi dënimin me burg në Greqi/ Për Ballën nuk ka problem: Ismailaj do rikandidojë më 14 maj

11:47, 20/03/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla në një komunikim për mediat gjate ditës së sotme tha se Qerim Ismailaj do rikandidojë në Mallakastër në zgjedhjet e 14 majit.

Balla u shpreh se lidhur me rastin e Mallakastrës nuk ka asnjë ndalim. Më tej shtoi se fakti që dikush thirret në SPAK nuk të ndalon të kandidosh. Sa i përket pyetjes për rastin e Bulqizës, nëse do të ketë një emër të ri pasi Lefter Alla është pas hekurave, ai nuk pranoi të komentonte më gjatë.

Kujtojmë se Qerim Ismailaj, u gjet fajtor për falsifikim të formularit të dekriminalizimit, duke mos deklaruar një dënim penal me tre vite burg në Greqi, në vitin 2000.

Krybashkiaku i Mallakastrës do të kandidojë?

Balla: Sa i përket rastit të Mallakastrës nuk ka asnjë ndalim dhe ai do të jetë kandidati ynë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco