Këlliçi: Emocione të papërshkrueshme nga shfaqja ‘Gjaku i martirëve të Kombit’

Këlliçi: Emocione të papërshkrueshme nga shfaqja ‘Gjaku i martirëve të Kombit’

17:19, 18/03/2023
A+ Aa A-

Kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi ka qënë i pranishëm në Katedralen e Shën Palit për të parë shfaqjen ‘Gjaku i martirëve të Kombit’.

‘Pa njohur dramat që shkaktoi regjimi i kaluar, të rinjtë nuk do të mund të kuptojnë natyrën e regjimit të sotëm’, shkruan Këlliçi në Facebook.

Postimi i plotë:

Pa njohur dramat që shkaktoi regjimi i kaluar, të rinjtë nuk do të mund të kuptojnë natyrën e regjimit të sotëm.

Unë shkova në Katedralen e Shën Palit për të ndjekur shfaqjen "Gjaku i martirëve të kombit", që ka në qendër temën e martirizimit të klerit katolik dhe vuajtjet e popullit tonë nën diktaturë, bazuar në romanin me të njëjtin titull të shkrimtares Zana Tako.

Aktori i madh Bujar Asqeriu dhe kolegët e tij virtuozë dhuruan emocione të papërshkrueshme me interpretimin e tyre.

Faleminderit trupës teatrore dhe Arqidioqezës për mbrëmjen e bukur që i dhuruan artdashësve të kryeqytetit!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco