Takimi i Ohrit/ Zaimi: Firmosja e marrëveshjes Kosovë-Serbi, vetëm nëse Vuçiç shkëputet nga Moska

16:40, 18/03/2023
A+ Aa A-

I ftuar në SYRI TV me moderatorin Bled Marku, anëtari i kryesisë në Vetëvendosje Arbër Zaimi ka folur për mundësitë e një firmë të Kurtit dhe Vuçiçi në takimin e Ohrit për të arritur marrëveshjen përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë.

Zaimi ka theksuar se firmosja e kësaj marrëveshje dypalëshe varet nëse presidenti serb Vuçiç do të jetë i gatshëm që të shkëputet nga linja e kontrollit direkte Beograd-Moskë.

Sipas Zaimit, edhe pse BE dhe aleatët perëndimor duan të arrihet një marrëveshje sa më shpejtë, duket se Serbia nuk është afër pranimit të kësaj marrëveshje.

‘Kemi një pranim vokal apo verbal nga ana e Vuçiç por nuk ka një gaditshmëri me nënshkrim që do të kishte pasoja juridike të një marrëveshje ku përmendet e drejta e Kosovës për vetëvendosje apo një pakt për mossulmim apo mosagresion të dy vendeve, apo një marrvëshje ku përmendet heqja dorë nga përfaqësimi i shtetit tjetër në marrëveshje dhe marrëdhëniet ndërkombëtare’, u shpreh Zaimi.

Zaimi: Firma e dy drejtuesve për një firmë të përbashkët për këtë marrëveshje varet nëse presidenti serb Vuçiç do të jetë i gatshëm që të shkëputet nga linja e kontrollit direkte Beograd-Moskë. Kjo është dhe pengesa kryesore me sa kuptoj dhe shoh unë.

E kuptoj nevojën e BE dhe aleatëve perëndimore për të arritur një marrëveshje sa më të shpejtë, por duket se Serbia nuk është afër pranimit të kësaj marrëveshje. Kemi një pranim vokal apo verbal nga ana e Vuçiç por nuk ka një gaditshmëri me nënshkrim që do të kishte pasoja juridike të një marrëveshje ku përmendet e drejta e Kosovës për vetëvendosje apo një pakt për mossulmim apo mosagresion të dy vendeve, apo një marrvëshje ku përmendet heqja dorë nga përfaqësimi i shtetit tjetër në marrëveshje dhe marrëdhëniet ndërkombëtare. Këto janë gjëra që Serbia nuk mendoj se është e gatshme që ti pranojë dhe nuk mendoj se jemi afër në këtë moment.

Do ishte mirë që ne si shqiptarë të kishim një fqinj që drejtohet dhe ai drejt NATO-s apo paqes por nuk e shoh që është afër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco