‘Kapitulli i Ohrit nuk mbyll marrëveshjen’/ Shameti: Vuçiç gjithmonë do synojë të pushtojë Kosovën

16:26, 18/03/2023
A+ Aa A-

Gazetari Sokol Shameti ka komentuar dialogun e ditës së sotme mes Kosovës dhe Serbisë që u mbajt në Ohër për të arritur një marrëveshje, duke thënë se dhe nëse vjen aprovimi nga ana e Serbisë, kjo e fundit do të shpall sërish agresion ndaj Kosovës.

I ftuar në edicionin e pasdites me Eneida Ndocin në Syri Tv, Shameti u shpreh se e gjitha kjo është një lojë që po sfidon opinionin publik dhe shqiptarët e Kosovës.

“Kjo marrëveshje po ta marrësh dhe ta lexosh me vëmendje nuk është pak e dhimbshme për Kosovën. Kjo nuk është marrëveshje që përfundimisht e detyron Serbinë ta njoh Kosovën, nuk është një marrëveshje që i vë pikat mbi ‘i’ dhe mbyll kapitullin e mosmarrëveshjes së madhe e cila, me thënë të drejtën, është një mosmarrëveshje që qëndron tek Serbia sepse Kosova mund ta vazhdojë eksiztencën dhe jetën e saj shumë normalisht pa njohjen e Serbisë. Serbia ka qënë një vend pushtues në Kosovë, dhe në historinë e botës nuk ekziston që një vend pushtues të bjerë  dakort me disfatën e vet dhe të japë me dëshirë territorin që ka mbajtur nën thundër  e të thoj ‘po, dakort, mund ta fitojnë lirinë këta njerëz’. Është e qartë që kjo është thjeshtë një kapriço  dhe një sfidë që i bëhet opinionit publik, komunitetit ndërkombetar, por kryesisht shqiptarëve të Kosovës të cilët e vuajtën për 80-të vjet sundimin serb, pësuan gjenocid, pësuan shkombëtarizim, pësuan shfrytëzim, në fund pësuan dhe një luftë në kurriz dhe Serbia prap thua që ‘jo, ky është territori im, mua nuk më duhet çfarë mendojnë 90% e njerëzve  që jetojnë atje’.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco