'Apeli, krim ndaj demokracisë'/ Lesi: Berisha ka shumicën dërrmuese të elektoratit demokrat

21:33, 16/03/2023
A+ Aa A-

Nikollë Lesi, botuesi i "Koha Jonë" deklaron se Gjykata e Apelit bëri një krim ndaj demokracisë, me vendimin për çështjen e vulës së PD.

Në Çim Peka Live, Lesi tha se nuk ka njeri që nuk e di se shumica dërrmuese e elektoratit të djathtë është me Sali Berishën, ndërsa shtoi se Alibeaj dhe grupi i tij nuk donin të futeshin në zgjedhjet e 14 majit. 

"Gjykata e Apelit bëri një krim ndaj demokracisë, jo vetëm ndaj PD-së dhe Berishës. Nuk ka njeri që nuk e di që shumica dërrmuese e elektoratit demokrat është me Dr.Berishën. Unë them çfarë është vëzhgimi i syrit popullor. Vetë Alibeaj dhe grupi i tyre nuk ishin të interesuar të futen në zgjedhje sepse e dinë rezultatin e tyre. Ky del i 11-ti si vota, por prish punë në disa bashki. Ajo që bëri Apeli ishte krim, PD-ja i takon Dr.Berishës. Kjo që ka nxjerrë KAS është një turp. E treta, ky grupim shokësh a miqtë do krijojë probleme në disa bashki", tha ai. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco